Këshilla të ndryshme për bukurinë tuaj

  • 25 July 2016 - 10:21
Këshilla të ndryshme për bukurinë tuaj

Nëse nuk jeni nga ato femrat, që harxhojnë edhe paratë e fundit në sallone të bukurisë, por dëshironi që të dukeni mirë, atëherë ndiqni këshillat në vijim

Linja e përkryer në kapak pa tush për sy

Merreni lapsin për sy dhe ia afroni flakës për rreth 30 sekonda. Lëreni që të ftohet pak dhe me kujdes vizatojeni linjën. Do ta keni një linjë të përkryer, e cila nuk do të njolloset, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Qëndrueshmëria e ngjyrës në buzë

Pas aplikimit të ngjyrës për buzë, mbi buzë e vendosni një facoletë të hollë letre dhe mbi të qitni pudër në formë pluhuri. Ngjyra do të plotësohet dhe do të qëndrojë më gjatë në buzët tuaja.

Tharja e shpejtë e llakut të thonjve

Pas ngjyrosjes së thonjve, i futni gishtërinjtë në ujë të ftohtë për disa sekonda. Kjo do ta shpejtojë procesin e tharjes.

Për flokë të valëzuar

Para fjetjes, i lidhni flokët në gërsheta. Kur të zgjoheni, i zgjidhni, e spërkatni me llak për flokë dhe do të keni flokë të valëzuar pa përdorim të lakuesve.

Aplikimi i përkryer i maskarës

Gjatë aplikimit të maskarës në qerpikë, përdoreni ndonjë kartelë plastike si letërnjoftimin ose kartelën e bankës duke e mbështetur në kapak, pas qerpikëve. Me këtë e parandaloni kalimin e maskarës në kapak dhe i mundësoni brushës që t’i lyejë qerpikët nga rrënjët.

Shtrëngimi i karficave

Nëse keni probleme me karfica që ju bien nga flokët pas vetëm një ore, spërkatini me llak për flokë. Në një facoletë letre i qitni karficat dhe spërkatni me llak të fortë për flokët. Më pas me to i kapni flokët. Kështu nuk do të rrëshqasin dhe bien nga flokët. 

(Kosova Sot)