5 balsame natyrale për flokët tuaj

  • 25 July 2016 - 14:49
5 balsame natyrale për flokët tuaj

Në këtë artikull jua sjellim listën me pesë balsame natyrale, të cilat mund t’i bëni thjesht në shtëpinë tuaj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Balsami i parë

Përbërësi kryesor në balsamin e parë është mjalti

Image

 

Përbërësit:

1 lugë gjelle me vaj ulliri

2 lugë gjelle me mjaltë natyral

1 lugë gjelle me gjalpë

1 lugë gjelle me miell jo të zbardhur natyral

Udhëzimet:

E qitni vajin e ullirit në një kavanoz, ia shtoni mjaltin dhe gjalpin. Ngroheni përzierjen për 30 deri në 60 sekonda në mikrovalë. Ia shtoni miellin përzierjes për ta bërë atë pastë.

Përdorimi:

Aplikojeni pastën në flokë, kur të ketë temperaturë të dhomës dhe lëreni për 20 minuta e më pas i shpëlani flokët si zakonisht.

 Balsami i dytë

Përbërësi kryesor në balsamin e dytë është menta.

Image

 

I vloni dy gota me ujë së bashku me dy qeska të çajit të mentës. Lëreni që të ftohet derisa t’i lani flokët me shamponin tuaj të zakonshëm e më pas e aplikoni në flokë të lagët. Do të ndiheni e freskët, ndërsa flokët do t’i keni më të shëndetshëm.

Balsami i tretë

Këtë balsam duhet ta përdorni nëse flokët tuaj janë të brishtë ose të tharë. Mos e përdorni nëse keni flokë të yndyrshëm!

Do të keni nevojë për të verdhë të vezës, vaj për foshnja dhe një gotë me ujë.

Udhëzimet:

Tundeni të verdhët e vezës mirë e më pas ngadalë ia shtoni vajin për foshnja, duke mos e ndërprerë tundjen. Ngadalë e shtoni ujin, derisa vazhdoni ta tundni përzierjen. Kur të jetë përzier mirë, me të u bëni lehtë masazh flokëve për të arritur deri te rrënjët e tyre e më pas e shpëlani me ujë të ngrohtë,  transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Balsami i katërt

I bazuar në jogurt, mjaltë dhe të verdhë të vezës.

Image

 

Udhëzimet:

E përzini një gotë me jogurt me dy lugë gjelle me mjaltë dhe një të verdhë të vezës. Kur përzierja të jetë homogjene, e aplikoni në flokë e më pas e shpëlani si zakonisht.

Image

 

Balsami i pestë

Përbërësi kryesor në balsamin e pestë është uthulla e mollës.

Image

 

E përzini një gotë me uthull molle me një gotë me ujë. Aplikojeni përzierjen në flokë e më pas i shpëlani si zakonisht.

Aplikojini balsamet vetëm në flokë, jo në lëkurë të kokës, veçanërisht nëse bëhet fjalë për përzierje me përbërës vajorë.

Vini re!

Flokët tuaj duhet të mësohen me produkte natyrale. Kur të vendosni t’i përdorni vazhdimisht mund të vëreni efekte anësore, të cilat ndoshta nuk i keni pritur, por kjo është vetëm pjesë e detoksikimit. Mund të paraqitet zbokthi në fillim ose flokët tuaj mund të bëhen më të yndyrshëm. Por, nëse vazhdoni me përdorimin e tyre, flokët tuaj do të jenë më të fortë e më të shëndetshëm. Duhet ta dini se kalimi në produkte natyrale kërkon durim dhe qëndrueshmëri për të qenë në gjendje që me të vërtetë t’i vëreni rezultatet e mira pas një periudhe të caktuar kohore.

(Kosova Sot)