Shtatë trendë të bukurisë që duhen përdorur vetëm gjatë verës

  • 26 July 2016 - 08:28
Shtatë trendë të bukurisë që duhen përdorur vetëm gjatë verës

Ashtu sikur buzëkuqi me ngjyrë të verës që shkon shumë mirë me një xhemper kashmiri, njëjtë edhe disa trendë të bukurisë janë të rezervuar vetëm për ditët e nxehta,raporton Gazeta Kosova Sot

THONJTË TIRKIZË Ekzistojnë nuanca të cilat përshtaten gjatë tërë vitit, pa marrë parasysh stinën. Por, thonjtë e kaltër, të nuancës tirkiz megjithatë janë të rezervuar për ditët e nxehta verore.

GËRSHETAT "BOXER" Në kombinim me fustanin valëvitës veror, do të dukeni sikur të keni dalë nga ndonjë revistë e modës. Nëse gërshetat e këtilla i kombinoni me xhemper, do të dukeni sikur jeni nisur ta milni lopën...

HIJA E KALTËR KOZMETIKE PËR SY E njëjta gjë vlen edhe për nuancat në kapakët e syve, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për "ajlajner" me ngjyrë, apo për ndonjë hije tepër të theksuar përgjatë tërë kapakëve të syve.

BRONZUESI GJITHANDEJ Një shtresë e hollë e bronzuesit e vendosur në ballë dhe mbi faqe - dhe tanimë do ta arrini atë përshtypjen e tenit të përkryer, të nxirë në diell, të cilin e ëndërroni gjatë tërë vitit.

BUZËT SHKËLQYESE Buzëkuqi mund të duket paksa "i rëndë" në buzë, në këtë stinë të vitit. Buzët që shkëlqejnë, në anën tjetër, janë të lehta dhe të freskëta. Sidomos nëse përcaktoheni për shkëlqyesin ngjyrë rozë, apo koralor.

KAPAKËT SHKËLQYES Kapakët e syve do ta kompletojnë me sukses tërë pamjen. Këtë më së miri do ta arrini nëse qitni pak vazelinë në kapakë të syve, e më pas ta vendosni një shtresë të hollë të hijes së errët, në mënyrë që ngjyra të theksohet më mirë. 

(Kosova Sot)