Maskat natyrale për femrat që duan flokë të gjatë

  • 26 July 2016 - 17:02
Maskat natyrale për femrat që duan flokë të gjatë

Nëse jeni lodhur nga flokët e shkurtër dhe dëshironi një dukje të re, me flokë të gjatë, atëherë fillimisht duhet të kujdeseni që flokët tuaj të jenë të shëndoshë, në mënyrë që të sigurohet një rritje më e shpejtë e tyre. E, për t’ju ndihmuar në këtë drejtim, më poshtë jua kemi sjellë disa maska natyrale, që mund të përdoren nga të gjitha femrat që duan flokë më të gjatë 

Image

 

1. Vaji i kastorit

Vajrat janë shumë të rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien e flokëve tuaj, pasi ndihmojnë në ushqimin dhe hidratimin e tyre, gjë që më pastaj çon në flokë më të shëndoshë. Kjo kurë natyrale është lehtë të krijohet dhe mund të përdoret sa herë dhe kurdo që dëshironi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit:

50 mililitra vaj kastori;

50 mililitra vaj ulliri.

Udhëzime:

Përzieni dy vajrat dhe me përzierjen e fituar bëjini masazh flokëve. Lëreni vajin që të qëndrojë në kontakt me flokët për rreth 45 minuta, para se t’i pastroni.

Image

 

2. Maska me vezë

Lëndët ushqyese që gjenden në vezë janë të mrekullueshme për trupin tuaj kur i konsumoni, mirëpo, trajtimi i flokëve me vitaminat dhe mineralet që gjenden në vezë përbëjnë një mënyrë të mrekullueshme për stimulimin e rritjes së flokëve.

Përbërësit:

Një vezë;

4 lugë gjelle vaj të farave të rrushit;

2 pika vaj esencial të livandës.

Udhëzime:

Tundini vezët dhe shtojani vajrat. Përzieni përbërësit në flokë dhe prisni për 30 minuta, para se t’i pastroni dhe shpëlani flokët.

Image

 

3. Masazhi me vaj rozmarine

Femrat, nga vende të ndryshme të botës, e kanë përdorur vajin e rozmarinës për ta stimuluar rritjen e flokëve tash e shumë vjet. Kjo pasi vaji i rozmarinës ndikon drejtpërsëdrejti në rrënjët e flokëve.

Përbërësit:

2 pika vaj rozmarine;

Shampon sipas dëshirës.

Udhëzime:

Kombinojeni vajin e rozmarinës me shamponin që e përdorni zakonisht dhe me të bëjini masazh flokëve. Përfundimisht, shpëlajini mirë flokët.

Image

 

4. Lëngu i patates

Ky është një trajtim i mrekullueshëm, që ju mundëson rezultate efikase, brenda një kohe të shkurtër.

Përbërësi:

Një patate.

Udhëzime:

Qërojeni pataten dhe nxirreni lëngun e saj. Aplikojeni lëngun e patates në lëkurë të kokës, duke e lejuar që të qëndrojë në kontakt me lëkurën e kokës për rreth 15 minuta. Përfundimisht, pastrojini dhe shpëlani flokët. 

Image

 

5. Trajtimi me qumësht kokosi

Kokosi ka gjetur përdorim të madh kohëve të fundit, kryesisht për shkak të çudirave që mund t’i bëjë vaji i tij. Ky vaj është i mrekullueshëm për flokët, mirëpo, nëse dëshironi rritje më të shpejtë të flokëve, atëherë qumështi i kokosit është gjëja që ju nevojitet.

Përbërësi:

Qumësht kokosi.

Udhëzime:

Përdoreni qumështin e kokosit për t’i trajtuar thellësisht flokët, duke i kushtuar rëndësi të veçantë lëkurës së kokës. Mbështilleni kokën me një qese plastike dhe lëreni qumështin e kokosit që ta kryejë punën e vet.

Image

 

6. Qepët e kuqe

Qepët përmbajnë shumë përbërës, që janë të rëndësishëm për stimulimin e rritjes së flokëve. Gjasat janë shumë të mëdha që keni një qepë në kuzhinë për momentin, andaj nuk ekziston asnjë arsye pse të mos e provoni.

Përbërësit:

2 qepë të kuqe, të grira.

Udhëzime:

Nxirreni lëngun nga qepët e grira dhe aplikojeni në lëkurë të kokës. Lëreni të qëndrojë për rreth 20 minuta para se përfundimisht t’i pastroni dhe t’i shpëlani flokët.

Image

 

7. Bananet

Bananet jo vetëm që ndihmojnë në hidratimin e flokëve, por ndikojnë edhe në përshpejtimin e rritjes së tyre.

Përbërësi:

Një banane e qëruar dhe e shtypur.

Image

 

Udhëzime:

Bëjini masazh lëkurës së kokës me bananen e shtypur, mbështilleni kokën me një qese plastike dhe prisni 45 minuta, para se përfundimisht t’i pastroni flokët. 

(Kosova Sot)