Si të bëni facoleta të lagëta për heqjen e grimit

  • 27 July 2016 - 08:18
Si të bëni facoleta të lagëta për heqjen e grimit

Heqja e grimit nga fytyra mund të shndërrohet në një detyrë të mërzitshme, sidomos kur jemi të lodhura,raporton Gazeta Kosova Sot

Pa marrë parasysh sa i mundimshëm mund të jetë heqja e grimit, e dimë se nuk guxojmë që të flemë me grim në fytyrë. Edhe pse shpesh përdorim preparate të ndryshme për heqjen e grimit, ndonjëherë mund t'ia lejojmë vetes përdorimin e facoletave të lagëta, të bëra apostafat për këtë qëllim. Më e mira e së mirës është që facoletat e tilla mund t'i bëjmë edhe vetë, në shtëpi. 

JA ÇKA JU NEVOJITET: - facoleta të letrës, - një kuti e dezinfektuar, plastike (bën ajo ku gjenden facoletat e lagëta për bebe), - 2 lugë vaj kokosi, - 2 gota ujë dhe - 1 lugë e vogël xhelatin për pastrim, apo për bebe. Ujin, xhelatinën dhe vajin e kokosit përzieni dhe futni në furrën me mikrovalë, ku i lini 20 sekonda, apo i shkrini në avull derisa të shkrihet vaji i kokosit, e gjithçka të bëhet unike. Facoletat e letrës preni ashtu që të mund të vendosen në kuti. Mbusheni kutinë deri në gjysmë me masën e fituar, e më pas renditni facoletat e letrës. Më pas mund ta përdorni edhe sasinë tjetër të lëngut dhe të facoletave. Pasi që facoletat të lagen mirë, mund t'i përdorni dhe, pas përdorimit, t'i hidhni! Grimin mund ta hiqni edhe vetëm me vaj të kokosit. 

(Kosova Sot)