Çaji, për zbutjen e vështirësive menstruale

  • 27 July 2016 - 18:15
Çaji, për zbutjen e vështirësive menstruale

Mendohet se rreth 95% të grave kanë probleme gjatë menstruacioneve

Edhe pse simptomat janë kryesisht të buta, në disa raste ato mund të jenë tepër të forta, kështu që, përpos dhembjeve në regjionin e barkut dhe të shpinës, mund të paraqiten edhe dhembja e kokës, pastaj mundimi, diarreja dhe vjellja, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ju preferojmë që të konsumoni çaj nga bimët mjekuese, të cilat, në mënyrë natyrore, mund t’ua zbusin dhembjet menstruale:

-Angjelika është një bimë dhe çaji përgatitet nga rrënja e saj. Merren 3 lugë e gjysmë rrënjë të bluar dhe qiten në 1 litër ujë. Tërë kjo përzierje zihet, mbulohet dhe lihet që të qëndrojë 10-15 minuta.

- Thera me lule të verdha përgatitet ashtu që 25 g të kësaj bime qiten në gjysmë litri ujë. Krejt kjo nxehet dhe lihet që të vlojë 25 minuta, e më pas kullohet. Çajin duhet ta pini në mëngjes dhe në mbrëmje edhe atë nga një filxhan.

- Alchemilla vulgaris  dhe Achillea millefolium - këto dy bimë përzihen në përpjesëtim të njëjtë. Për një filxhan çaji, në 1 lugë të kësaj përzierjeje duhet të shtoni 2,5 dl ujë të valë, ta mbuloni dhe ta leni që të rrijë 10-15 minuta, e më pas ta kulloni. Çajin duhet pirë 2 -3 filxhanë në ditë.

- Kantarioni – të konsumohet çaji i cili përgatitet ashtu që 1 lugë e madhe kantarion përvëlohet me 2,5 dl ujë të valë, mbulohet dhe lihet që të qëndrojë 10-15 minuta dhe më pas kullohet. Çajin duhet pirë 3 herë në ditë.

- Mështekna – për çaj të mështeknës duhet që një lugë gjethe të mështeknës të përvëlohen me 2,5 dl ujë të valë, të mbulohet dhe të qëndrojë 15 minuta, e më pas të kullohet. Çajin duhet ta pini tri herë në ditë. 

(Kosova Sot)