Përgatiteni vetë serumin me vitamina c, i cili ua përtërin lëkurën

  • 28 July 2016 - 08:16
Përgatiteni vetë serumin me vitamina c, i cili ua përtërin lëkurën

Serumi me vitaminë C është i shkëlqyeshëm për lëkurë, sepse pas vënies së tyre lëkura bëhet me shkëlqim dhe e bukur. Nëse dikur keni menduar ta blini apo jo një serum të tillë, provojeni recetën që e ndajmë me juve ,raporotn Gazeta Kosova Sot

 

PËRBËRËSIT E DOMOSDOSHËM PËR 15 ML SERUM: - gjysmë lugë vaj kaçeje - një lugë çaj agrumesh - një lugë xhel aloe vera.

ÇAJI NGA AGRUMET PËRGATITET KËSHTU: - Vloni rreth 200 ml ujë të destiluar dhe shtoni lëvoren e një limonit, pasi ta keni hequr nga pllaka. E lini të qëndrojë i mbuluar për 15 minuta, procedoni dhe prisni të ftohet. Kur çaji të jetë gati, ndani një sasi dhe e përzieni me xhelin e aloe verës dhe vajin e kaçes dhe i hidhni në kavanoz prej qelqit. Serumin më së shumti përdoreni dy herë në ditë, pas pastrimit të fytyrës, e ruani në frigorifer, ku maksimalisht mundet të qëndrojë për tri javë.

Kur ta hidhni serumin, fytyrës me butësi i bëni masazh. Pasi të keni hedhur serumin, mund të shtoni kremin me të cilin kujdeseni për fytyrën. Pas një periudhe kohore do t'i vëreni rezultatet, një lëkurë të bukur dhe të fortë. Vaji i kaçes është i pasur me antioksidues, aminoacidet esenciale dhe vitaminat që kujdesen për lëkurën, duke e bërë më të fortë. Lëvorja e limonit është përplot me vitamina C që pastrojnë qelizat e lëkurës. Po ashtu, antioksiduesit parandalojnë lajmërimin e akneve dhe të puçrrave. Aloe vera ka përbërës antibakterialë, e hidraton lëkurën dhe pakëson inflamacionet. 

(Kosova Sot)