Për vetulla të trasha, përdorni këto pesë ushqime që i keni në kuzhinë

  • 28 July 2016 - 17:47
Për vetulla të trasha, përdorni këto pesë ushqime që i keni në kuzhinë

A dëshironi që vetullat tuaja të jenë të bukura, të trasha, të përsosura, atëherë provoni këto pesë preparate shtëpiake

 

Image

 

Vaj ricini

Vaji i ricinit përmban sasi të madhe proteinash dhe vitaminash që e stimulojnë rritjen e qimeve. Po ashtu, ky vaj stimulon folikulat dhe i bën më të forta. Shkopin për pastrim të veshëve e derdhni në vajin e ricinit dhe me të lyeni vetullat. E lini të veprojë për disa orë, e lini gjatë natës e në mëngjes e shpëlani fytyrën. Përsëriteni këtë për 3-4 javë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

 

Vaji i ullirit

Një ndër vajrat më të vlerësuara në kuzhinë, e po ashtu edhe në industrinë e kozmetikës është përplot me vitamina E, i cili ndikon si stimulues në rritjen e qimeve dhe njëkohësisht e ushqen lëkurën. Për rezultate të forta përdoreni vajin shtëpiak. E ngrohni një lugë vaj ulliri dhe e vendosni në vetulla. Bëni masazh lëkurës dhe e lini të veprojë për 2 orë, e për rezultate më të mira, e lini gjatë natës.

Image

 

Të verdhët e vezës

Vezët janë ushqim i fortë dhe i shëndetshëm që përdoret në shumë mënyra. Qimet e vetullave përmbajnë keratinë, të cilën proteinat nga të verdhët e vezës e pasurojnë shtesë prandaj vetullat rriten më shpejtë dhe janë më të forta. E përzieni të verdhtë e vezës, më pas aty futni një shkop i pastrimit të veshëve dhe lyeni vetullat. E lini të veprojë për 15 deri 20 minuta e më pas shpëlani me ujë të ftohtë.

Image

 

Qepa e kuqe

Qepa përmban një sasi të madhe të squfurit, që nxit krijimin e përbërësve, që përtërijnë lëkurën dhe nxitin forcimin e folikulave të qimeve – kolagjenit. E pastroni qepën, e preni dhe me një shtypës e përzieni. Me masën e fituar prej tyre lyeni vetullat dhe lini të veprojë për 5 minuta. Më pas e shpëlani fytyrën në mënyrë të zakonshme. E përsëriteni njëherë në gjashtë javë.

Image

Aloe vera

Kjo bimë magjike vlerësohet shumë në industrinë e kozmetikës. Pos se kujdeset për lëkurën dhe flokët, ekstraktet e aloe verës përmbajnë enzima dhe nutriente që nxitin rritjen e qimeve. Shfrytëzoni gjethet e saj të lëngshme. Shkulni një gjethe të bimës dhe me pjesën e brendshme të saj lyeni vetullat. E lini të veprojë për 30 minuta dhe shpëlani fytyrën.

(Kosova Sot)