Maska me dy përbërës që eliminon shenjat e zeza në lëkurë

  • 29 July 2016 - 08:41
Maska me dy përbërës që eliminon shenjat e zeza në lëkurë

Shenjat e zeza janë kryesisht të vogla dhe zakonisht kanë tendencë të shfaqen në pjesën e lëkurës përreth hundës. Ato zakonisht shkaktohen nga ndonjë bllokadë në gjëndra ose në pore. Pasi që ato i bllokojnë bakteret, është e rëndësishme t’i eliminoni sa më shpejt që është e mundur, pasi që, në të shumtën e rasteve, i paraprijnë shfaqjes së akneve dhe infeksioneve, transmeton gazeta Koosva Sot Online.

Ekzistojnë disa mënyra për t’i eliminuar shenjat e zeza të lëkurës, përfshirë edhe produktet që mund t’i blini. Megjithatë, ekzistojnë alternativa natyrale, njëra prej të cilave është edhe kjo recetë me dy përbërës:

1. Të bardhtë e vezës;

2. Lëng limoni.

Ndajeni me kujdes të bardhtë e një veze nga të kuqtë e saj. Tundeni mirë të bardhë e vezës deri sa ta arrini një masë të shkriftë. Pastaj, shtojani një lugë çaji lëng limoni, të shtrydhur nga një pema acidike. Në këtë mënyrë ju do ta kompletoni maskën, të cilën mund ta përdorni për t’i trajtuar shenjat e zeza në fytyrë.

Para se ta aplikoni maskën, fillimisht largojini papastërtitë eventuale, duke e pastruar fytyrën me ujë të vaktë. Pastaj, aplikojeni maskën në fytyrë, me theks të veçantë në pjesën ku jeni të prekur më shumë nga shenjat e zeza. Për ta shpërndarë maskën më mirë, rekomandohet të përdorni brushë. Lëreni maskën në fytyrë për të paktën 20 minuta. Pasi që të keni kryer punë, hiqeni maskën. Pastrojeni fytyrën me ujë të vakët dhe përfundimisht aplikoni kremin tuaj të zakonshëm. 

(Kosova Sot)