Kurat natyrale për trajtimin e lëkurës së qafës

  • 29 July 2016 - 18:45
Kurat natyrale për trajtimin e lëkurës së qafës

Lëkura e qafës dhe pjesa e përparme e lëkurës, ajo në fyt dhe poshtë tij, është më e hollë dhe ka më pak gjëndra, në krahasim me pjesën tjetër të lëkurës. Për këtë arsye, me kalimin e viteve, është pikërisht kjo pjesë e lëkurës që fillon t'i shpërfaqë shenjat e para të plakjes, që manifestohen me lëkurë të lëshuar, rrudha dhe shenja tjera të pleqërisë. Një tjetër arsye pse kjo pjesë e lëkurës plaket më shpejt është mungesa e kujdesit, pasi që, shumica e femrave, kujdesen për lëkurën e fytyrës mirëpo e harrojnë këtë pjesë shumë të rëndësishme. Për këtë arsye, më poshtë ua kemi sjellë disa ilaçe natyrale, për trajtimin e lëkurës së qafës,raporotn Gazeta Kosova Sot

PËRZIERJA PËR PASTRIMIN E LËKURËS Sikur e gjithë lëkura, edhe ajo e qafës, gjatë ditës akumulon papastërti të ndryshme, të cilat shpeshherë nuk mund të largohen me një dush në banjë. E, kura natyrale, recetën e të cilës ua kemi sjellë më poshtë, iu ndihmon që jo vetëm t'i largoni papastërtitë, mirëpo edhe t'i çlironi poret e lëkurës. Përbërësit: 700 mililitra ujë; 200 gramë elb; 5 pika vaj esencial të limonit. Udhëzime: Nxeheni ujin dhe elbin në një enë. Vlojeni përzierjen në temperaturë të lartë dhe pasi që të jetë vluar largojeni nga nxehësja, kullojeni lëngun dhe ruajeni në kavanoz të mbyllur në mënyrë hermetike. Shtojani pesë pika vaj esencial të limonit dhe pasi që ta keni përzier mirë, aplikojeni përzierjen në lëkurë të qafës duke përdorur topth pambuku ose ndonjë leckë. 

Image

 

LËNGU PËR KTHIMIN E ELASTICITETIT Ky toner qetëson lëkurën tuaj dhe ndihmon në rikthimin e elasticitetit të saj duke promovuar zhvillimin e kolagjenit. Kjo është shumë e rëndësishme për lëkurën e qafës suaj pasi që antioksiduesit ndihmojnë në riparimin e qelizave të lëkurës. Përbërës: 3 gjethe të marules; 3 lugë gjelle mjaltë; Lëngun e një gjysmë limoni. Udhëzime: Nxirreni lëngun nga marulja dhe përzieni me mjaltë dhe lëng limoni. Përzierjen e fituar aplikojeni në zonën e lëkurës në qafë dhe gjoks, duke e lënë që ta kryej punën e vet për rreth njëzet minuta.

Image

 

PËRZIERJA PËR LARGIMIN E PAPASTËRTIVE Ky toner natyral i lëkurës është i shkëlqyer për largimin e papastërtive në fund të ditës dhe është shumë i përshtatshëm për lëkurë delikate. Rekomandohet që kjo kurë natyrale të përdoret çdo mëngjes dhe mbrëmje, në mënyrë që të ketë efekt të vazhdueshëm. Përbërësit: 250 mililitra çaj kamomili; 100 mililitra lëng trëndafili; 2 pika vaj esencial të drurit të sandalit. Udhëzime: Përzieni dy lugë gjelle çaj kamomili me ujin e nxehtë, lëreni të vlohet dhe pastaj lëreni të ftohet paksa, para se ta përzieni çajin me lëngun e trëndafilit dhe vajin e drurit të sandalit, duke e derdhur në një kavanoz me mbyllje hermetike. Tundeni mirë përzierjen para se ta përdorni. Zhyteni topthin e pambukut në përzierje dhe me të trajtojeni lëkurën e qafës dhe gjoksit. 

Image

 

KREMI PËR MBROJTJE TË LËKURËS Aloe-vera është shumë freskuese dhe tash e një kohë të gjatë përdoret në produktet për kujdes ndaj lëkurës, kryesisht për shkak të vetive që ka në zbutjen e lëkurës, gjë që si rrjedhojë ndihmon në parandalimin e plakjes. Kjo recetë natyrale vetëm sa shton efektin e aloe-verës duke shtuar mjaltë dhe të bardhtë e vezës, që ndihmojnë në eliminimin e qelizave të vdekura të lëkurës. Përbërësit: 2 gjethe të aloe-verës; 1 lugë gjelle mjaltë; Të bardhtë e një veze; Origano të freskët. Udhëzime: Nxirreni xhelin nga aloe-vera dhe shtojeni në përzierëse bashkë me përbërësit tjerë. Përzieni dhe grijeni përzierjen, deri sa ta krijoni një pastë të shkrifët. Aplikojeni kremin në lëkurën përreth qafës duke krijuar një shtresë të hollë dhe lëreni për rreth 20 minuta, para se ta pastroni. 

Image

 

ELIMINIMI I QELIZAVE TË VDEKURA Kjo përzierje është e shkëlqyer për eliminimin e qelizave të vdekura të lëkurës, që akumulohen me kalimin e kohës. Këto qeliza duhet larguar menjëherë, pasi që, nëse nuk e bëni një gjë të tillë, mund të shfaqen shenja të zeza. Kjo recetë natyrale kombinon disa përbërës që zbusin lëkurën, e zbardhojnë atë dhe e pajisin me lëndët e nevojshme ushqyese. Përbërësit: 1 lugë gjelle mjaltë; 2 bajame; Gjysmë luge çaji lëng limoni. Udhëzime: Përzieni mjaltin, bajamet e grimcuara imtë dhe lëngun e limonit në një enë të vogël. Pastrojeni lëkurën përreth qafës dhe aplikojeni përzierjen, duke bërë lëvizje të lehta, rrethore. 

Image

 

(Kosova Sot)