Zbulon sekretin për flokë të përkryer

  • 30 July 2016 - 08:39
Zbulon sekretin për flokë të përkryer

Falë dukjes së saj të përkryer dhe ndikimit të madh, Gigi Hadid ka nënshkruar kontrata të shumta me shtëpitë më prestigjioze të modës. Përveç veshjeve të përkryera, kjo bukuroshe 21-vjeçare është e njohur edhe për lëkurën e shkëlqyer, grimin natyral dhe flokët  shumë me dukje të shprishur, por tani edhe ju mund ta arrini dukjen e përkryer-jo të përkryer, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Mbështjellësit vetëngjitës janë zgjidhje e përkryer për secilin lloj të flokëve, veçanërisht nëse dëshironi që ta rritni vëllimin e tyre”, ka thënë Gigi.

Ajo i mban ata derisa i than flokët, ose pas tharjes për arritje të vëllimit shtesë. Madhësinë e tyre duhet ta zgjidhni sipas gjatësisë së flokëve tuaj, por edhe duke u varur nga fakti se çfarë dukje dëshironi ta arrini.

Për dukje të shprishur dhe flokë që duken sikur jeni argëtuar mjaft, mjafton që të thahen me tharëse e më pas të spërkaten me spërkatës të njelmët ose me llak, në mënyrë që të shtoni teksturë. Edhe pse shumë femra preferojnë larjen e flokëve për çdo ditë, Gigi nuk është pjesë e atij grupi.

Larja e shpeshtë e flokëve i than skajet, si dhe i bën të yndyrshme rrënjët e flokëve. Është me rëndësi që edhe ta dini llojin e flokëve tuaj. Modelja e njohur rekomandon që gjithmonë të konsultoheni me floktarin tuaj dhe që ekspertët t’jua rekomandojnë preparatet për flokë, sipas llojit të tyre. 

(Kosova Sot)