Sfungjeri i kuzhinës për stil të bukur të flokëve

  • 31 July 2016 - 08:45
Sfungjeri i kuzhinës për stil të bukur të flokëve

Të gjithë e dinë për çfarë përdoret sfungjeri i kuzhinës, por pak prej nesh e dinë se ai mund të përdoret edhe për flokët. Në fakt, një vajzë në 'Instagram' e ka publikuar një video në të cilën shihet duke i modeluar flokët me ndihmën e sfungjerëve për flokë.,raporotn Gazeta Kosova Sot

Videoja është bërë shumë e popullarizuar, ndërsa ne ju tregojmë se si mund t'i modeloni edhe ju flokët në këtë mënyrë. Duhet t'i blini 10 sfungjerë për enë, e më pas i ndani flokët si në fotografi. I mbështillni flokët duke e futur qitur skajin e poshtëm në mes dhe duke e rrotulluat në drejtim të epërm. Kur të arrini pranë lëkurës së kokës e lakoni sfungjerin në gjysmë dhe e lidhni një llastik rreth tij.

Të njëjtën gjë e bëni edhe me pjesët e tjera të flokëve. Më së miri është nëse flokët i keni sapo të tharë, pra, të mos jenë as krejtësisht të tharë e as të lagët. Në këtë mënyrë do të trajtohen më së miri. Me sfungjerë mund edhe të flini, e kur t'i hiqni ata në mëngjes ju pret një rezultat i përkryer. Flokët janë shumë mirë të dredhur dhe atë pa pasur nevojë që ta përdorni hekurin për flokë dhe t'i dëmtoni. 

(Kosova Sot)

Image