Shprehitë, të cilat duhen fituar kur jeni të reja

  • 24 August 2016 - 12:17
Shprehitë, të cilat duhen fituar kur jeni të reja

Është shumë e rëndësishme që të fitoni shprehi të mira në moshë të re, pasi që nëse shprehitë e këqija piqen, atëherë është shumë e vështirë t’i largoni me kalimin e viteve. Nëse jeni nga femrat, të cilat kërkojnë të krijojnë shprehi të mira në moshë të re, në mënyrë që të jetojnë një jetë të shëndetshme, atëherë lexoni më poshtë për të kuptuar se çka ju nevojitet në jetë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

1. Konsumoni ushqime të shëndetshme!

Njëra nga shprehitë më të rëndësishme, e cila duhet të fitohet në moshë të re është të ushqyerit e shëndetshëm. Ushqimet më të shëndetshme për kafjall janë vezët dhe drithërat, andaj mundohuni që sa më shpesh të konsumoni këto lloje të ushqimeve.

2. Merruni me aktivitete fizike!

Aktivitetet fizike janë të lidhura ngushtë me shëndetin tuaj, andaj është shumë e rëndësishme që këto shprehi t’i fitoni në moshë të re. Qëndrimi para televizionit apo video-lojërat e ndryshme nuk përmirësojnë shëndetin tuaj, andaj bëni mirë, nëse i caktoni vetës një qëllim ditor sa u përket aktiviteteve fizike.

3. Hani shpesh e nga pak!

Të ushqyerit e rregullt nuk nënkupton vetëm me çka ushqeheni, pasi një fakt shumë i rëndësishëm është edhe koha kur ushqeheni. Nëse praktikoni ushqimin e shpeshtë, do të shihni që do të keni më shumë energji për aktivitetet ditore.

4. Ushtrimet jashtë palestrës

Ndonëse në ditët moderne shumica e ushtrimeve mund të bëhen në palestër është shumë e rëndësishme që sa më tepër ushtrime të bëhen në natyrë. Andaj, në vend se të bllokoheni brenda palestrës shfrytëzoni kohën tuaj për t’u ngjitur në ndonjë mal apo për të ngarë biçikletën.

5. Mos anashkaloni ushtrimet themelore!

Sado që të përparoni me ushtrimet tuaja fizike, është shumë e rëndësishme që të mos i anashkaloni ushtrimet themelore. P.sh. edhe nëse keni përparuar shumë në peshëngritja, kërcimi i litarit është gjithmonë një ushtrim i rëndësishëm.

6. Ushtrimet duhet të jenë pjesë e jetës suaj

Ushtrimet fizike duhet të jenë pjesë shumë e rëndësishme e ditës suaj. Andaj, nëse arrini të bëni ushtrimet ditore në moshë të re, me kalimin e viteve do të mësoheni me një rutinë të tillë dhe do të jetë shumë e lehtë për ju që t’i përmbaheni programit.

(Kosova Sot)