Ja si i rregullojnë të famshmit vetullat e tyre

  • 24 August 2016 - 23:23
Ja si i rregullojnë të famshmit vetullat e tyre

Nuk ka ndjenjë më të keqe, sesa kur ju shikojnë të gjithë, për shkak se nuk i keni rregulluar vetullat si duhet. Ja disa ide të të famshmeve në këtë drejtim,transmeton gazeta Kosova Sot.

1. Mos i mbushni në tërësi vetullat... sikur Kylie Jenner

Qëllimi përfundimtar është që të mbushen zonat e rralla, e jo tërë vetulla, meqë ky është njëri ndër gabimet më të shpeshta që bëjnë femrat. Më mirë është që t’i krihni vetullat dhe, kudo që shihni boshllëk, ta mbushni me laps.

 

Image

2. Përdoreni llakun e flokëve... sikur Lucy Hale

"Nuk është sekret që unë kam vetulla të theksuara dhe, për t’i mbajtur ato në vend, pasi që i vizatoj, i spërkas me llak të flokëve dhe i krehu si të dëshiroj”.

 

Image

3. Përcilleni drejtimin e rritjes së qimeve... sikur Cara Delevingne

"Gjithmonë krihni vetullat në drejtim të rritjes natyrore të tyre. Kjo do t’i bëjë ato që të duken më natyrore”, thotë Wendy Rowe, e cila përkujdeset për vetullat e famshme të Cara Delvingne-s.

 

Image

4. Merreni masën… sikur Kim Kardashian

"Shënojeni fillimin e vetullave, i cili fillon mbi vijën e brendshme të flegrave të hundës. Shkoni nga këndi i jashtëm i hundës deri te këndi i syve, për ta shënjuar fundin. Dhe, majën e hundës deri te bebëza e syrit, që shënon pjesën më të lartë të vetullës. Kjo është metoda standarde e matjes”, thotë Anastasia Soare, që përkujdeset për vetullat e Kim Kardashianit.

Image

5. Përdoreni ‘highlighter-in… sikur Beyonce

“Nëse ju pëlqejnë vetullat e Beyoncé-s, atëherë dijeni se njëri ndër sekretet e saj më të mëdha, ka të bëjë me përdorimin e një ‘highlighteri’ të çelët. Që edhe ju ta keni pamjen e njëjtë, pasi që t’i formësoni dhe ngjyrosni vetullat sipas dëshirës, përdoreni brushën për aplikimin e ‘highlighterit’. Kjo i thekson sytë tuaj”, thotë Natalie Plain.

 

Image

6. Gjejeni hijen adekuate kozmetike... sikur Adele

"Zeshkanet do të duhej të përcaktoheshin për një hije e cila për një a dy nuanca është më e ndritshme sesa ngjyra e flokëve tuaja. Biondinat mund të përcaktohen për hije të arta. E leshkuqet? Përcaktohuni për një nuancë të ngrohtë, të kafenjtë”, thotë eksperti që përkujdeset për vetullat e Adele-s, Kristie Streicher.

Image

7. Përdoreni lapsin... sikur Tanya Burr

“Pudra dhe një brushë këndore janë mënyrat më të mira për rregullimin e vetullave. Për dallim nga përdorimi i lapsit, me anë të përdorimit të pudrës dhe brushës mund ta vendosni pudrën dhe ta hiqni atë, pra të keni një kontroll më të madh”.

 

Image
8. Kini besim... sikur Frankie Grande

"Qëllimi është që çdo qime e vetullave të krihet në drejtim të rritjes së saj. Kjo ka të bëjë edhe me vetëbesimin, meqë kur dukeni bukur edhe vetëbesimin e keni të lartë”, thotë Joey Healy që përkujdeset për vetullat e Frankie-t.

 

Image

10. Përdoreni vajin e ricinit... sikur Khloe Kardashian

“Njëra nga vetullat ishte duke më rënë në tërësi. Kjo ndodhë për shkak të stresit, apo nëse flini në të njëjtën anë të faqes gjatë tërë kohës. Më pas kam përdorë njërin nga ato preparatet që stimulojnë rritjen e flokëve dhe kjo ka funksionuar. Por, eksperti që përkujdeset për grimin tim, më shumë preferon përdorimin e vajit të ricinit.

Image

12. Përdoreni shkopin e Pritt-it... sikur Lily Collins

“Një artist i grimit ka përdorë ngjitës, të aplikuar me gisht, për rregullimin e vetullave të mia. Për dallim nga xhelatina e vetullave, ai nuk bie. Ai funksionon dhe hiqet lehtë me ujë të vakët”.

Image

 

13. Krehje dhe prerje... sikur Camilla Belle

“I krehu vetullat e Camilla-s dhe i prej majat e tyre me një palë gërshërësh të vogla. Kjo i bën vetullat që të duken me të vërtetë të mirëmbajtura”, thotë Brett Freedman, ku i rregullon vetullat Camilla.

 

Image

 

(Kosova Sot)