Si t'i shëroni "sytë e fundosur"?

  • 26 August 2016 - 20:17
Si t'i shëroni

Sytë e mbuluar me ujë, apo ndryshe siç njihen "sytë e fundosur", janë një gjendje që prekin sytë tanë derisa plakemi,transmeton gazeta Kosova Sot. Kjo vjen edhe si pasojë e stresit, dehidrimit, ushqimit jo të mirë dhe mungesës së gjumit. Këta njerëz duken të lodhur dhe jo të shëndetshëm,andaj ilaçet shtëpiake janë shumë të efektshme në largimin e kësaj gjendjeje.
 

Këshilla e parë

 Preni një patate në shtresa të holla dhe i mbani në sy për së paku 30 minuta. Kjo mënyrë syve u ofron mineralet dhe vitaminat e nevojshëm dhe i ndihmon të zbutë lëkurën delikate nën sy.

Image

Këshilla e dytë

 Vaji i bajameve është i pasur me vitaminë E. Aplikoni 1 lugë vaj të bajameve në lëkurën përreth syve para se të shkoni në shtrat. Kjo ju ndihmon në hidratimin e lëkurës nën sy dhe e bën të duket më e shëndetshme.

Image

Këshilla e tretë

Qeskat e çajit janë shumë efektive për trajtimin e syve të fundosur. Qeskat e nxehta apo të ftohta të çajit t'i mbani në sytë tuaj, i lini për disa minuta dhe më pas e shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë. Kjo ju relakson dhe ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut përreth syve dhe redukton pigmentet e qeskave të errëta në sy.

Image

Këshilla e katërt

Trangujt më së miri njihen për efektin e tyre ftohës dhe janë shumë efektiv në shërimin e qeskave të errëta nën sy, që shkaktohen nga lodhja dhe dhimbjet. Preni trangullin e freskët dhe e aplikoni në sytë tuaj, më pas fytyrën e shpëlani me ujë të ftohtë. Përsëriteni këtë sa herë që keni nevojë.

Image

Këshilla e pestë

 Lëkura nën sytë është shumë delikate kur krahasohet me lëkurën në pjesët e tjera të trupit. Sigurohuni që të aplikoni krem dielli me cilësi të lartë dhe losion, në mënyrë që të shmangni dëmtimin e mëtutjeshëm të lëkurës.

Image
Këshilla e gjashtë

Vaji i peshkut është burim i mirë për aminoacidet omega që ndihmojnë në zbutjen e lëkurës tuaj dhe e mbajnë atë të shëndetshme, sidomos kur ta keni aplikuar përreth syve.

Image

Këshilla e shtatë

 Ekstraktet e lëngut të limonit të freskët i përzieni me pak ujë. Këtë përzierje e aplikoni në lëkurën përreth syve. Lëngu i limonit është ilaç i mirë për trajtimin e njollave të errëta dhe ndihmon në largimin e qelizave të vdekura përreth syve.

Image

 

(Kosova Sot)