Përgatiteni maskën e përtëritjes së fytyrës

  • 28 August 2016 - 14:16
Përgatiteni maskën e përtëritjes së fytyrës

S ecila femër në planet ka një ëndërr - që gjithmonë të ketë lëkurë të re dhe pa rrudha. Kjo edhe është arsyeja pse shumë yje përdorin botoks. Mirëpo, ky tretman është i shtrenjtë,e shumë femra nuk mund t'ia lejojnë vetes. Botoksi përbëhet nga shumë kemikate të dëmshme dhe mund të shkaktojë efekte të dëmshme anësore. Por, femrat më nuk kanë pse të brengosen, natyra ofron gjithçka për të na ofruar dukje të përtërirë. Ju paraqesim përbërësit që ju ndihmojnë të pakë- soni rrudhat dhe të ngadalësojnë procesin.

PËRBËRËSIT: 1 lugë majë jogurti pa yndyrë, 1 lugë niseshte misri, 5 lugë lëngë të freskët karotash.

PËRGATITJA: Merreni një enë dhe në të derdhini 100 ml ujë dhe niseshte misri. Pas kësaj, e vloni në zjarr të lartë dhe e përzieni derisa të trashet. Kur ta vloni, e lini nga anash të ftohet. Më pas shtoni lëngun e karotës dhe e përzieni.

PËRDORIMI: Shpëlani fytyrën rrënjësisht para se ta aplikoni maskën. E vendosni dhe e lini të qëndrojë për 30 minuta. Më pas e shpëlani me ujë të vakët. Për rezultate të mira, këtë maskë ta aplikoni 3 - 5 herë në javë.

(Kosova Sot)