Receta me kungull për fytyrë që ju nevojitet kësaj vjeshte

  • 30 August 2016 - 16:58
Receta me kungull për fytyrë që ju nevojitet kësaj vjeshte

Vjeshta është stina ku kungulli posedon përparësitë e veta. Jo vetëm se mund ta përdorni si dekorim dhe përmes tij përgatisni pite të shijshme, por në fakt me përbërësit dhe substancat e tij bën çudinë edhe për lëkurën tuaj gjithashtu, prandaj përdoreni për linjën tuaj.  Është i pasur me vitamina  A dhe C. Kungulli zbut lëkurën dhe përdor antioksiduesit e tij për ta përmirësuar dëmin e bërë në lëkurë. Po ashtu, është i pasur me enzima që largojnë qelizat e thara të lëkurës. Nëse nga fytyra juaj prisni të ndodhë një mrekulli e këndshme, ne kemi në dorë recetën e mahnitshme të Indie Lee, ekspert në koleksionet për mbrojtjen e lëkurës. Krejt çfarë ju nevojiten janë edhe disa përbërës shtesë, në mënyrë që këtë përbërës bazik sezonal ta shndërroni në trajtues të mahnitshëm për fytyrën tuaj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Maska e fytyrës prej kungulli

Përbërësit:

4 lugë pire kungulli

4 lugë mjaltë

1/2 e lugës jogurt grek apo vaj avokado

1 pikë vaj nga dru sandali

1 pikë vaji nga farat e karotës

Mënyra e përgatitjes:

Në një enë të madhe i përzieni të gjithë përbërësit derisa të përzihen mirë në mes vetes. Mbulojeni enën e më pas e vendosni në frigorifer dhe e mbani për gjysmë ore. E vendosni në fytyrë dhe e lini për  5 deri në 10 minuta, më pas e shpëlani me ujë të ngrohtë dhe vendosni në fytyrë një peshqir të pastër. 

(Kosova Sot)