Stilet e flokëve me gërsheta, që duhet t'i provoni gjatë kësaj vjeshte

  • 31 August 2016 - 19:08
Stilet e flokëve me gërsheta, që duhet t'i provoni gjatë kësaj vjeshte

Gërshetat, tash e një kohë të gjatë, përbëjnë njërin nga stilet më interesante të flokëve, megjithatë, gjatë kësaj vjeshte, stilistët e flokëve kanë sjellë disa stile specifike me gërsheta, që do të jenë ndër trendët më të mëdhenj ,raporton Gazeta Kosova Sot

 

GËRSHETA SI KURORË Ky stil flokësh përshtatet me çfarëdo veshje që përzgjidhni. Zakonisht një stil i tillë flokësh konsiderohet si njëri nga ato stilet që bën që të dukeni më joshëse dhe interesante, megjithatë ylli i "Game of Thrones", ka dëshmuar që gërsheta si kurorë mund të përdoret edhe për krijimin e një dukje elegante. 

Image

 

GËRSHETA QË HOLLOHET NË PJESËN E BISHTIT Gërsheta e Karlie Kloss-it duket sikur është duke u zhdukur, gjë që e bën këtë stil më të vërtetë interesant. Palosja e bishtit të gërshetës mund të kërkojë pak mjeshtëri, megjithatë kjo gjë nuk duhet t'ju frikësojë dhe t'ju ndalojë nga të provuarit e këtij stil.

Image

 

STILI I FLOKËVE TOPUZ, ME GËRSHETA Nëse dëshironi një stil edhe më interesant, atëherë provojeni stilin e flokëve topuz, me bishtaleca, të ngjashëm me atë të Jennifer Morrison-it. Është e rëndësishme që ky stil flokësh të kombinohet me grim mat, pa shkëlqim. 

Image

 

AKSESORËT NË GËRSHETA Një gjë shumë e rëndësishme, që duhet ta keni parasysh gjatë stinës së vjeshtës, është kombinimi i gërshetave tuaja me aksesorë të ndryshëm të flokëve, pasi që një gjë e tillë ua mundëson që ta krijoni një stil interesant, pa u munduar shumë. Shumica e aksesorëve të përshtaten me këtë stil flokësh, andaj zgjedhjet nuk janë aspak të kufizuara.

Image

 

BISHTALECAT E VEGJËL Ajo që e bën stilin e flokëve të Gabrielle Union-it më të vërtetë special është fakti që krijohet iluzioni sikur flokët e saj janë duke rrjedhë nga njëra anë e kokës në tjetrën. Për më tepër, bishtalecat e hollë e të shpeshtë krijojnë përshtypjen e flokëve më të trashë dhe më të shëndoshë.

Image

 

MIKRO-GËRSHETAT Ndonëse mund të duket si një detaj shumë i vogël, gërsheta mbi pjesën e veshit luan një rol shumë të rëndë- sishëm në mënyrën se si dukeni, duke ndryshuar krejtësisht konceptin sa i përket stilit tuaj të flokëve. Ky stil rekomandohet për femrat me flokë të shkurtër.

Image

 

GËRSHETA ANËSORE Ashley James ka sjellë një trend më të vërtetë unik, që pritet të shihet shumë gjatë stinës së vjeshtës. E veçanta e gërshetës anësore është se krijohet vetëm një gërshetë, në njërën anë të kokës - në atë që dëshironi ta tërhiqni vëmendjen.

Image

 

GËRSHETA NË FORMË UJËVARE Gërsheta në formë ujëvare është njëri nga stilet më romantik që mund ta krijoni. Flokët e gjatë, që 'rrjedhin' nga gërsheta krijojnë më shumë dimension të stilit të flokëve në tërësi, për dallim nga bishtaleci si kurorë, që mund të duket si më i shtrënguar për koke.

Image

 

GËRSHETA 'ZINXHIR' Kur dëshironi të keni një gërshetë më të 'fuqishme', atëherë krijoni gërshetën me katër pjesë të barabarta flokësh, që ndryshe njihet si gërsheta zinxhir. Kjo gjë bën që të dukeni më të vërtetë unike, pasi që pakkush e merr guximin ta provoj një stil të tillë. 

Image

 

(Kosova Sot)