Si t'i përdorni hijet si një profesioniste e vërtetë

  • 25 September 2016 - 08:40
Si t'i përdorni hijet si një profesioniste e vërtetë

Vënia e hijeve për sy nuk është edhe aq e komplikuar. E dini se përzierja është një nga gjërat më të rëndësishme, por kjo nuk është e tëra. Në vijim ju shpalosim disa fshehtësi që ju shërbejnë të shërbeheni me hijet si profesioniste, transmeton gazeta Kosova Sot.

Hijen vendoseni me sytë hapur

Nëse dëshironi të jeni më preciz dhe të mos e teproni kur vënia e hijes është në pyetje më së miri ta bëni me sytë hapur apo gjysmë të hapur. Brushën për përzierje e vendosni në mesin e kapakut dhe përzieni.

Shërbehuni me bazë të bardhë për hije

Vënia e bazës është shumë e rëndë- sishme në mënyrë që hija më gjatë të qëndrojë në kapak. Mirëpo, para se ta aplikoni hijen në ngjyrën që dëshironi, në gjithë kapakun hidhni hije shumë të ndritshme që shërben si bazë. Ajo bën që hija juaj të ketë pigmente më të mira, e hijet do të duken edhe më të shtrenjta.

Përdoreni bojëkuqin në vend të hijes

Nëse aplikoni bojëkuq në kapakun e syve, e ashtu veproni edhe në faqe, jo vetëm se do të arrini simetri të përsosur në fytyrë, por do të keni ngjyrë dhe shkëlqim në kapakët e syve.

Përdoreni ngjyrën më të mirë të hijes që shkon me sytë tuaj

Syve me ngjyrë kafe më së miri u shkon hija e kaltër, syve të gjelbër ngjyra korale, syve të kaltër nuancat e argjendta dhe ngjashëm. Po ashtu, duhet ta dini se ngjyra bronze përfundimisht shkon me secilën ngjyrë të syve.

(Kosova Sot)