Ekspertët tregojnë metodat e dëshmuara për "shfryrjen" e fytyrës

  • 25 September 2016 - 13:23
Ekspertët tregojnë metodat e dëshmuara për

Nëse jeni të dëshpëruar se nuk keni fytyrë të vogël dhe nuk keni kohë për dietë, ka shumë këshilla të bukurisë që funksionojnë për ju.

Artistët më të mirë të grimit, stilistët e flokut, zbulojnë disa mënyra të shpejta efektive që të dukeni më të dobët brenda sekondave, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

VINI NOFULLËN NË NIVEL

Francesca Neill, artiste e grimit për yjet dhe ambasadore për "Collection", beson në vënien në linjë të nofullës. Ajo shpjegon: 'Linja e nofullës është një tjetër pjesë ku njerëzit pëlqejnë të definojnë dhe të përdorin shkopin e vijës së nivelit - këtu me të vërtetë ndihmon në mprehjen e linjës së nofullës. Kjo sidomos është e dobishme për format drejtkëndore apo të rrumbullakë- ta të fytyrës, duke bërë që fytyra të duket më këndore'.

Image

NDANI FLOKUN

Artistja e grimit, Lisa Franklin, thotë se ndarja nga anash është dukja më miklues. 'Ndikon që fytyra të duket më e gjatë dhe më e hollë', thotë ajo. Përdorni harkun e vetullës si udhëzim për të arritur dukjen më të hatashme. Ndani flokun pikërisht sipër harkut të vetullës. 

Image

"SHFRYNI" FYTYRËN TUAJ

Sarah Chapman, themeluesja e "Sarah Chapman Skinesis", thotë: 'Masazheri im unik për tërheqjen e fytyrës është mjeti i përsosur për të larguar ënjtjet nga fytyra. Kjo ndihmon në largimin e toksinave, duke stimuluar kullimin limfatik, duke hequr tensionimet, si dhe duke përmirësuar dhe forcuar njëkohësisht qarkullimin e gjakut në lëkurë". 

Image

PËRCAKTOHUNI PËR VETULL PA HARK

Efekti 'vetull pa hark', me vetull të trashë dhe me zero hark, është mënyra më e lirë dhe më efektive për ta holluar apo zvogëluar fytyrën tuaj. Përderisa një periudhë të gjatë kohore vetullat harkore ishin stili më i kërkuar në botën e modës, falë mundë- sisë për të hapur syrin, ekspertët besojnë se ata në fakt kanë tërhequr vëmendjen prej linjave të fytyrës. Vetullat jo harkore, janë më të reja dhe më mikluese. "Vetulla duhet të fillojë midis këndit të brendshëm të syve dhe urës së hundës' shpjegon Maribeth Madron, eksperte për vetullat të "Maybelline". 'Ta gjeni fundin e përsosur është e lehtë -vetëm mbani lapsin nga cepi i jashtëm i zgavrave të hundës, duke shenjëstruar këndin e jashtëm të syve".

Image

EFEKTI "SMOKEY EYES"

Sa më të mëdhenj janë sytë, më e vogël duket fytyra juaj! Për të arritur efektin më të theksuar "smokey eye" pa u dukur thuajse ju ka grushtuar dikush, përdorni shkëlqimin e artë në këndet e brendshme me ngjyrë të thellë kafe apo të zezë rreth kapakut të sipërm të syve. Përcilleni me maskarë të zezë. 

Image

SHTONI AKSESORËT E DUHUR

Aksesorët e duhur mund të bëjnë çudinë në largimin e disa milimetrave nga fytyra juaj. Vathët e gjatë dhe qaforet e gjata - jo qaforet e ngushta në fyt, janë mahnitëse. Përse? Sepse linjat vertikale hollojnë fytyrën dhe vëmendjen e tërheqin poshtë. 

(Kosova Sot)