Kuptojeni çfarë është në trend këtë vjeshtë, kur në pyetje janë flokët

  • 25 September 2016 - 22:44
Kuptojeni çfarë është në trend këtë vjeshtë, kur në pyetje janë flokët

Jemi të sigurt se e dini se çfarë është në trend këtë vjeshtë, kur në pyetje janë floku dhe stili i tij. Mirëpo, ndoshta dini vetëm disa trendë. Në vijim ju shpalosim se çfarë trendësh aplikojnë zonjat,transmeton Gazeta Kosova Sot.

FLOKË ME NGJYRË PLATINI 
Floku me ngjyrë platini me të vërtetë duket seksi dhe shkëlqyeshëm, mirëpo është e vërtetë se floku dëmtohet paksa gjatë ngjyrosjes. Nëse dëshironi ndryshim drastik, shkoni te stilisti që keni besim dhe përmbajuni kujdesit intensive të flokut. 

Image
NGJYRA ROZË E ARTË 

Ngjyra e flokut që tërheq nga ajo rozë është gjithmonë e shkëlqyeshme për të gjitha biondet që u janë mërzitur nuancat e njëjta. Nuance "Rose gold" është nuance që tërheq vëmendje dhe për të shmangur të kuqen këshilloni stilistin. 

Image

VOLUMI NË FLOKË 

Tash e një kohë të gjatë në trend janë stilet e lehta dhe jo të obligueshme, e nëse këtë sezon dëshironi të jeni në trend, shtoni më shumë volum. 

Image

NGJYRA NATYRALE

 Ndoshta si adoleshente mezi keni pritur që t'i ngjyrosni flokët, mirëpo tashmë është krejt në rregull të keni flokë natyralë. Floku natyral ka shkëlqim të veçantë çfarë floku i ngjyrosur nuk mund ta ketë. Për fat të keq, flokun natyral e lejojnë ato dama që nuk kanë telashe me thinjat

Image

DREDHAT E PAZAKONTA

 Nuk ka më arsyetime! Mësoni të formoni dredha dhe mos e mbani gjithmonë stilin e njëjtë të flokut.

Image

"LOB"

 Stili i flokut 'lob", përkatësisht njëra anë e flokut më e gjatë, është tash e një kohë shumë i popullarizuar. Lirisht përcaktohuni për një stil të tillë nëse dëshironi të vëreheni dhe të dalloheni nga të tjerët. 

Image

FLOKU I MBLEDHUR ME NJË VEND 

Vetëm nëse keni flok tepër të shkurtë keni arsye që të mos e përkrahni një stil si ky i flokut. Arrihet lehtë, e më së miri ju shkon atëherë kur flokët i keni porsa të pastruar. 

Image

FLOKU I MBLEDHUR NË DY VENDE

 Floku i mbledhur në dy vende, në majë apo në fund të kokës, jo domosdo i lëmuar - është krejt i njëjtë. Me rëndësi që këtë vjeshtë gjithsesi t'i aplikoni. Njërin variant kur është i domosdoshëm, ndërsa tjetrën kur në pyetje është ndonjë ngjarje festive.

Image

 

(Kosova Sot)