Ndryshimet në lëkurë që zbulojnë mungesën e vitaminave

  • 27 September 2016 - 17:51
Ndryshimet në lëkurë që zbulojnë mungesën e vitaminave

Për t’u vërtetuar që me ushqim konsumoni mjaftueshëm materie të dobishme, dëgjojeni organizmin tuaj dhe sinjalet që jua dërgon ai. Nëse vëreni ndryshime në trup, kjo do të thotë se ju mungon ndonjë vitaminë ose mineral. Këto janë ndryshimet në trup, të cilave duhet t’u kushtoni vëmendje, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Plasaritja e lëkurës në skaje të buzëve

Ju mungojnë: hekuri, zinku dhe vitaminat B, si B3, B2 dhe B12. Kjo është e zakonshme te vegjetarianët, sepse për shkak të mënyrës së të ushqyerit shpesh nuk konsumojnë mjaftueshëm materie të përmendura. 

Zgjidhja: konsumoni më shumë kikirikë, bishtaja, mish të shpezëve, salmon, ton, cezë guaska dhe gaforre. 

Absorbimi i hekurit rritet me vitaminën C, e cila gjithashtu ndihmon në luftë kundër infeksionit. Kombinojini këto dy ushqime me perime si brokoli, speci i kuq, lakra jeshile dhe lulelakra.

Ënjtja e kuqe në fytyrë (nganjëherë edhe në vende të tjera) dhe rënia e flokëve 

Ju mungon: vitamina B7, e njohur edhe si vitamina për flokë. Nëse konsumoni vezë të papërpunuara, një gjë e tillë ju bën të ndjeshme sepse proteina e pranishme në vezë të papërpunuara, me emrin avidinë, e bllokon aftësinë e organizmit që ta absorbojë biotinën. 

Zgjidhja: konsumoni më shumë vezë të ziera (zierja e çaktivizon avidinën), salmon, avokado, kërpudha, lulelakër, sojë, arra, mjedra dhe banane. 

Paraqitjet e kuqe ose të bardha në lëkurë, të ngjashme me aknet, zakonisht në fytyrë, duar, kofsha dhe prapanicë 

Ju mungojnë: acidet esenciale yndyrore dhe vitaminat A dhe D. 

Zgjidhja: konsumoni më pak yndyra të ngopura, ndërsa trans-yndyra, si margarina dhe yndyrat e forta bimore, i hiqni prej përdorimit dhe e rritni konsumimin e yndyrave të shëndetshme. Ju nevojitet më shumë salmon dhe sardele, fruta si arrat dhe bajamet, si dhe fara të lirit për vitaminën A. Konsumoni më shumë perime jeshile dhe perime si karotat, patatet e ëmbla dhe specat e kuq. Këto perime kanë mjaft beta-karotinë, e cila nga organizmi juaj përdoret për ta marrë vitaminën e nevojshme. Gjithashtu, vetëm 10 minuta në diell do t’ju ndihmojnë që të pranoni vitaminë D. 

Therjet, mpirjet dhe djegiet në duar, këmbë ose diku tjetër 

Ju mungojnë: vitaminat e grupit B, si acdi folik (B9), B6 dhe B12. Kjo mungesë lidhet drejtpërdrejt me nervat periferike. Simptomat e përmendura mund të paraqiten edhe në kombinim me ankth, depresion, anemi, lidhje dhe çekuilibër hormonal. 

Zgjidhja: konsumoni spinaq, shparguj, panxhar, fasule, vezë, guaska, gaforre dhe mish shpezësh. 

Ngërçet në muskuj, dhimbjet në gishtërinj, nyja, këmbë dhe shpinë  

Ju mungojnë: magnezi, kalciumi dhe kaliumi. Nëse merreni rregullisht me ushtrime fizike, mund të humbni shumë minerale ( dhe vitamina të grupit B, të cilat treten në ujë) për shkak të djersitjes së tepërt. 

Zgjidhja: konsumoni më shumë banane, bajame, lajthi, kungullesha, qershi, mollë, grejpfrut, brokoli, perime me fletë jeshile si lakra dhe spinaqi dhe fletë të luleradhiqes.

(Kosova Sot)