Bimët e dobishme për rritjen e flokëve

  • 28 September 2016 - 13:15
Bimët e dobishme për rritjen e flokëve

Kur bëhet fjalë për bukurinë, ajo që askush nuk e do është rënia e flokëve. Në fakt, lajmi i mirë është se nuk keni nevojë që t’iu ekspozoheni substancave të ndryshme kimike, me qëllim të nxitjes së rritjes së flokëve. 

Studimi i botuar në revistën “Journal of Cosmetic Dermatology” zbulon njohuritë e reja të shkencëtarëve se disa bimë janë të shkëlqyeshme në parandalimin e rënies së flokëve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Qepa

Gjatë një studimi, 23 persona e kanë fërkuar lëkurën e kokës me lëng të qepëve. Këtë e kishin bërë dy herë në ditë për gjashtë javë. Pas kësaj periudhe ata kishin parë se ishte rritur dendësia e flokëve dhe ishte zvogëluar rënia e tyre. Shkencëtarët mendojnë se për këtë meritore janë flavonoidet, të cilat kanë ndikim antiinflamator.

Specat djegës

Shkencëtarët kanë konstatuar se personat që çdo ditë konsumojnë 6mg preparat të përgatitur nga specat djegës, pas pesë muajsh vërejnë rritjen e dendësisë së flokëve. Por, para konsumimit të preparatit në fjalë, duhet të konsultoheni me mjekun.

Aloe vera

Për nxitjen e rritjes së flokëve me shekuj të tërë përdoret aloe vera. Shkencëtarët kanë konstatuar se një kombinim ideal është edhe ai i rozmarinës dhe sherbelës. Rozmarina nxit rritjen e flokëve, derisa sherbela i bën ato rezistente ndaj faktorëve të jashtëm. 

(Kosova Sot)