Provojini këto sekrete të thjeshta bukurie!

  • 28 September 2016 - 16:48
Provojini këto sekrete të thjeshta bukurie!

1. Përdoreni mjaltin në vend të maskës për fytyrë. Mjalti ka një veprim të fuqishëm antibakterial, prandaj preferohet tek aknet dhe puçrrat. Lyejeni fytyrën me mjaltë dhe lëreni që të qëndrojë 10 minuta. Më pas shpëlajeni atë me ujë të ngrohtë.

2. Zbardhni dhëmbët me sodë të bukës. Përziejeni atë me pastë të dhëmbëve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

3.  Në vend të shkumës për rroje, përdoreni regjeneruesin e flokëve, i cili e hidraton lëkurën dhe i bën qimet më të buta, kështu që edhe depilimi është më i lehtë.

4. Përtërini thonjtë me lëng të limonit. Nëse në thonj keni njolla të shëmtuara për shkak të përdorimit të tepërt të llakut, atëherë ata mund t’i fërkoni me limon.

5. Përdoreni portokallin për zbutjen e lëkurës në bërryla dhe thembra, si dhe për pilingun e tërë trupit. Thartira dhe vitamina C që gjenden në portokaj, janë të mrekullueshme për largimin e qelizave të vdekura dhe për përtëritjen e lëkurës. Thjesht, e preni portokallin dhe fërkohuni me copat e tij.

6. Preparatet kozmetike mbani në frigorifer. Natyrisht, jo të gjitha, por llakun e thonjve, lapsat për sy, “eyeliner”-ët dhe buzëkuqtë mund t’i mbani në të ftohtë. Llaku do t’ju qëndrojë më gjatë, kurse lapsi i syve dhe buzëve do të jenë më të fortë, duke bërë vija më të mprehta me ta.

(Kosova Sot)