Inspirime grimi për femrat që duan ta ndryshojnë dukjen e tyre

  • 20 October 2016 - 19:44
Inspirime grimi për femrat që duan ta ndryshojnë dukjen e tyre

Shumica e femrave, herë pas here, kanë dëshirë të eksperimentojnë me dukjen e tyre, qoftë duke bërë ndryshime drastike në flokë e grim, qoftë duke ndryshuar disa detaje që, megjithatë, vërehen. Më poshtë jua kemi sjellë disa inspirime grimi, që mund t'ju hyjnë në punë nëse jeni duke menduar ta ndryshoni rutinën tuaj të grimit,raporton Gazeta Kosova Sot

1. GRIMI NGJYRË VISHNJE Grimi i syve 'smokey' duket për mrekulli, kur realizohet me ngjyra të tjera, jashtë standardit të ngjyrës së zezë. Njëra nga ngjyrat më të përshtatshme për ta realizuar këtë teknikë të grimit është ngjyra vishnje.

Image

 

2. GRIMI DRAMATIK I SYVE Për femrat që duan të tërheqin vëmendjen tek sytë e tyre, kjo është teknika që rekomandohet më së shumti - pra, teknika e grimit të syve sikur të maces. Ky lloj grimi më së miri kombinohet me ngjyrën vishnje në buzë. 

Image

 

3. QERPIKËT ARTIFICIALË Një mënyrë e përshtatshme për ta ndryshuar dukjen tuaj të jashtme është të përdorni lente me ngjyrë dhe t'i përshtatni me qerpikë artificialë.

Image

 

4. THJESHT DHE BUKUR! Flokët e drejtë, të krehur me kujdes përshtaten shumë me ngjyrat e mbyllë- ta në buzë dhe me 'eyeliner' të definuar në sy

Image

 

5. 'EYELINER'-I I BARDHË 'Eyeliner'-i i bardhë njihet për faktin që nxjerrë në pah ngjyrën natyrale të syve dhe bën që ata të duken më të mëdhenj sesa që janë në të vërtetë.

Image

 

6. E KAFTA E ARTË Ngjyra kafe, me nuanca të së artës, është një ngjyrë tejet e përshtatshme, sidomos për këtë periudhë të vitit. Më së shumti rekomandohet që këtë ngjyrë ta përdorni për hijezimin e syve

Image

 

7. DUKJA NATYRALE Dukja natyrale dhe grimi klasik asnjëherë nuk dalin prej mode. Andaj, nëse dëshironi që të dukeni bukur dhe më ndryshe nga dukja juaj e deritashme, provoni nuanca sa më natyrale

Image

 

8. BRONZUESI Dukja e Giselle-s në këtë fotografi është e thjeshtë, megjithatë tejet efektive, pasi që nxjerr në pah lëkurën e saj të përsosur dhe sytë joshës. Gjithë këtë ajo ka arritur ta bëjë nëpërmjet përdorimit të bronzuesit. 

Image

 

9. HIJEZUESI I KALTËR Kjo fotografi dëshmon që hijezuesi me ngjyrë të kaltër përshtatet me të gjitha nuancat e lëkurës dhe me të gjitha ngjyrat e syve. Andaj, pse ta mos e provoni edhe ju? 

Image

 

10. BOJËKUQI Bojëkuqi është një element shumë i rëndësishëm për femrat që mëtojnë ta arrijnë një dukje të patëmetë dhe t'ia kthejnë shkëlqimin rinor lëkurës së tyre. 

Image

 

(Kosova Sot)