Ngjyrat e flokëve që janë në trend për këtë vjeshtë

  • 21 October 2016 - 22:56
Ngjyrat e flokëve që janë në trend për këtë vjeshtë

Përveç gardërobës, ndërrimi i stinëve duhet të vërehet edhe në grimin dhe flokët tuaj, andaj për t'u përshtatur sa më shumë me vjeshtën e këtij viti është e rëndësishme t'i dini ngjyrat e flokëve, që do të jenë në trend,raporton Gazeta Kosova Sot

NUANCAT E NGJYRËS SË ÇOKOLLATËS Nuanca e çokollatës është njëra nga nuancat më të pëlqyera për këtë stinë të vitit, me një numër të madh yjesh të Hollivudit, që janë parë me flokët e tyre të ngjyrosur me këtë ngjyrë. Versioni më i përshtatshëm për këtë vjeshtë është kombinimi i nuancave më të mbyllëta në afërsi të rrënjës së flokëve dhe nuancave më të çelëta në majë të tyre.  

Image

 

NUANCA E NDEZUR E NGJYRËS SË KUNGULLIT Ndonëse ky trend fillimisht është shfaqur vitin e kaluar, sivjet ai po shënon rikthimin e vet në stinën e vjeshtës. Bëhet fjalë për flokët me nuancë të ndezur të ngjyrës së kungullit, trend ky që mund të vërehet gjithandej nëpër rrjetet sociale. 

Image

 

STILI OMBRE ME NGJYRË HIRI Ngjyra e flokëve që fillon me ngjyrën e hirtë të mbylltë në pjesën e rrënjëve, për të vazhduar më pastaj me nuancë më të çeltë nga majat e tyre, përbën njërin prej stileve, që assesi nuk guxoni ta humbisni gjatë kësaj vjeshte.

Image

 

STILI OMBRE ME THEKSIM TË PJESSHËM Kombinimi i stilit ombre me theksim të pjesshëm të flokëve është trendi që po tërheq vëmendje të madhe, që prej kur është krijuar për herë të parë nga stilisti i flokëve Angelo Seminara. Kjo teknikë rezulton në një dukje shumë natyrale, megjithatë tejet tërheqëse.

Image

 

FLOKËT NGJYRË BEZHE Pothuajse të gjitha nuancat natyrale janë në trend gjatë kësaj vjeshte, sidomos ngjyra bezhe, që sipas stilistëve të famshëm të flokëve përshtatet me të gjitha nuancat e lëkurës. Atëherë, pse ta mos e provoni, sidomos kur dihet që flokët me ngjyrë të tillë është lehtë të mirëmbahen. 

Image

 

E BARDHA ME SHKËLQIM Nëse jeni bionde natyrale, ose thjesht dëshironi që ta ndryshoni ngjyrën e flokëve, në favor të ngjyrave të çelëta, atëherë nuancat e borës së ngjyrës së bardhë, që u ofrojnë shkëlqim flokëve tuaj duhet të jenë zgjedhja juaj.

Image

 

ROZA E ARTË A jeni e gatshme që ta provoni trendin që po shihet gjithandej nëpër 'Instagram'? Ngjyra rozë, me nuanca të së artës, është vërejtur në flokët e shumë të famshmeve, si puna e Emma Roberts. Kjo ngjyrë është aq shkëlqyese, saqë rrezaton gjithë dukjen tuaj.

Image

 

NUANCAT MË TË NGROHTA TË FLOKËVE BIONDE Pas disa viteve, kur nuancat e ndezura të biondeve kanë qenë trendë të mëdhenj, duket se po rikthehen nuancat më të buta të biondeve. Andaj, nëse ju pëlqejnë nuancat e çelëta, duhet ta provoni një ngjyrë të tillë. 

Image

 

(Kosova Sot)