Si t'i zbutni vetullat, por që nuk dëshironi t'i ndukni

  • 23 October 2016 - 22:09
Si t'i zbutni vetullat, por që nuk dëshironi t'i ndukni

Hollimi i vetullave tuaja jo gjithmonë është përgjigjja. Nuk dëshironi t'i ndukni shumë shpesh derisa të përfundoni me dy linja të vogla në ballin tuaj. Në vijim ju paraqesim disa mënyra për të zbutur dhe hijeshuar vetullat tuaja, pa i ndukur, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

PËRDORNI NJË BRUSHË TË VETULLAVE

Brushat e vetullave janë prodhuar për t'i zbutur vetullat tuaja. Krejt çfarë ju nevojitet të bëni është të merrni një të tillë dhe t'i krihni vetullat poshtë dhe lart. Është një rregullim i shpejtë, por se nuk do të zgjatë gjithë ditën. Prandaj, brushën duhet ta mbani me vete dhe kështu mund t'i rregulloni vetullat tuaja sa herë të shkoni në banjë. Nëse kjo ju duket e lodhshme, atëherë gjithmonë duhet të përdorni produkte për t'i mbajtur vetullat në vend. 

Image

PËRDORNI SHKËLQIM TË QARTË TË BUZËVE

Një nga prodhimet më të mira për të përdorur pasi të keni rregulluar vetullat me brushën është shkëlqimi i buzëve. Edhe pse duket bizare të përdoret diku tjetër pos në buzë, është prodhim i shkëlqyeshëm për të vendosur në vetullat tuaja nëse nuk keni asgjë tjetër nga grimi në çantën tuaj. Vetëm përdoreni sipër vetullave njëherë dhe ato do të qëndrojnë në vend gjithë ditën. 

Image

PËRDORENI SPREJIN E FLOKUT

Nëse nuk ndiheni rehat ta përdorni shkëlqyesin e buzëve në vetulla, ka shumë alternativa. Pasi keni qasje në sprejin e flokut, mund ta hidhni pak në gishtërinjtë tuaj dhe më pas të kaloni me gishtërinj sipër vetullave. Vetëm mos përdorni sprejin e flokut në mënyrë të drejtpërdrejtë në vetulla, mund t'i dëmtoni sytë. 

Image

PËRDORNI XHEL PËR ZBUTJE TË VETULLAVE

Prodhimi më i mirë për të përdorur në vetullat tuaja është prodhimi i caktuar për vetulla. Drejtojuni te shitoret e kozmetikës për të gjetur xhelin e tillë për zbutjen e vetullave. 

Image

PËRDORNI DYLLË TË BLETËVE DHE VAJ KASTORI

Nëse dëshironi të përdorni një përzierje shtëpiake për ta vendosur në vetullat tuaja, ju nevojiten dy përbërës. Pasi të keni ngrohur dy lugë dyllë të bletëve me vaj kastori në një enë, e lini të thahet. Kur kjo të ndodhë, e aplikoni në vetullat tuaja. 

Image

PËRDORNI VAZELINË

Vazelina bën çudinë, prandaj kjo është arsyeja pse gjendet në banjën e secilës grua. Nëse edhe ju e keni, hidhni pak sipër tyre në mënyrë që vetullat të qëndrojnë në vend. 

Image

PËRDORENI LAPSIN E VETULLAVE

Nganjëherë, pasi t'i keni pastruar vetullat, disa hapësira duken më të zbrazëta se sa pjesa tjetër. Nëse edhe juve ju ndodh kjo ndonjëherë, atëherë merrni lapsin e vetullave për të mbushur zbrazëtirat aty ku ka nevojë për më shumë qime. Përderisa ta përdorni lapsin e duhur me ngjyrën e duhur, askush nuk do ta vërejë dallimin. 

(Kosova Sot)