Gjashtë kombinimet e modës, për të gjitha rastet

  • 26 October 2016 - 23:25
Gjashtë kombinimet e modës, për të gjitha rastet

Ditën apo në mbrëmje, e keni merituar gjithmonë që të dukeni tip-top. Që ta keni një pamje adekuate, e tëra që ju nevojitet, është pak imagjinatë. Ne kemi vendosur që të ndajmë me ju gjashtë ide, respektivisht kombinime të modës, të cilat do t'ju bëjnë femër me stil, transmeton gazeta Kosova Sot.

1. BLUZA ME MËNGË "BOHO"

Ngjyra e bardhë dhe ajo kafe e çelë janë një kombinim i qëlluar vjeshtor. Bluzët me mëngë, të cilat kanë palë, fustanin me palë në stilin e viteve 1960 dhe çizmet deri te zogjtë e këmbëve, me talë të plotë, me siguri do t'i bartni me kënaqësi gjatë ditës, në punë, si dhe në darkë. 

2. XHEMPERI ME FYT TEPËR I MADH "OVERSIZED

" Ngjyra rozë "e ndytë" dhe ajo e bardha përshtaten mirë me xhinsit e kaltër. Përsëri çizmet deri në zogj të këmbëve dhe xhemperi i madh janë një kombinim i rehatshëm dhe i lehtë. Nëse e shtoni një qafore interesante që bie në sy, atëherë do të jeni veshur mirë edhe për raste më të vogla, solemne. 

3. ÇIZMET DERI MBI GJUNJË

Çizmet deri mbi gjunjë, me taka të ulëta, përshtaten mirë në raste të ndryshme. Me to për mrekulli shkojnë "xhemperët-fustane" edhe atë të gjerë. Mos e përshtatni ngjyrën e çantës me atë të çizmeve. 

4. NË STILIN E VITEVE 1990

Fustani i gjatë deri në zogj të këmbëve, përfundi një bluzë me mëngë të shkurtra, një qafore e ngushtë dhe çizmet e pelushit deri në nyjë të këmbëve. Stili i viteve 1990 është kthyer përsëri në modë. Përmbi vishni një pallto të gjatë dhe të ngushtë, apo një xhemper-mantel.

5. PANTALLONAT E GJERA

Pantallonat e gjera janë të popullarizuara aq sa edhe fundet. Lart vishni një xhemper të sofistikuar, vendosni vathë të sofistikuar dhe mbathni këpucë me taka dhe me thembër të trashë. Gjatë ditës, mbathni këpucë më të rehatshme.

6. PAMJA 'BOHO'

Fustani "boho" dhe çanta në kombinim me çizmet dhe, nuk ka sesi të gaboni. Nëse visheni kështu për çdo rast, atëherë me gjasë do të merrni kritika të mira. Shpresojmë t'ju pëlqejnë kombinimet që ua preferuam. 

(Kosova Sot)