Ja si t'i drejtoni flokët!

  • 27 October 2016 - 07:58
Ja si t'i drejtoni flokët!

Drejtimi i flokëve me dredha shpesh kërkon një përdorim të shumë preparateve kimike, të tharëses së flokëve, hekurit për hekurosjen e flokëve, ku këto mjete shpesh i dëmtojnë flokët Ja si mund t'i drejtoni flokët në mënyrë natyrore.

1. TRAJTIMI I FLOKËVE ME SHAMPON DHE BALSAM Laura Polko, ekspertja e njohur e flokëve, thotë se femrat së pari duhet t'i lajnë flokët me shampon dhe balsam adekuat. - Pas larjes, terni flokët sa më shumë. Më pas përdoreni ndonjë serum apo yndyrë, të cilën më parë e keni përdorë për flokë dhe fërkoni lehtazi flokët me dorë. Ngrehni poshtë dhe, me rastin e tharjes, tharësen drejtojeni ashtu që të fryjë poshtë - thekson Polko. Lani flokët në mënyrë të rëndomtë. Përdoreni shampon për flokë të drejta dhe vendosni pak më shumë balsam, duke e lënë më gjatë që të teret në flokë. Vetë balsami do të ndikojë që flokët të drejtohen. Më pas, thani flokët lehtazi me peshqir. Vëreni serumin për drejtim të flokëve. Nëse nuk keni një serum të tillë, atëherë në vend të tij përdoreni balsamin që nuk shpëlahet. Ndizeni tharësen e flokëve në temperaturën më të ulët dhe filloni t'i thani flokët, pak nga pak.

2. PËRDORNI PESHQIRË QË KANË AFTËSI TË MADHE THITHËSE Në mënyrë që t'i drejtoni flokët në mënyrë natyrore dhe pa përdorimin e temperaturave larta, më së miri është që të provoni që, në flokët e gjatësisë mesatare, të gjatësisë së mesme, dhe të cilat janë të holla. - Fillojeni procesin e tharjes së flokëve, duke përdorur materiale thithëse, të cilat mundësojnë tharjen e flokëve pa pasoja dhe shpejt - thekson Jill Enegelsen, njëra nga stilistet më të njohura të flokëve.

3. "PAKETONI" FLOKËT GJATË NATËS Derisa flokët i keni të lagëta, ndizeni tharësen e flokëve që të frynë ftohtë deri vakët dhe ta drejtoni në flokë. Më pas mblidhni flokët ngadalë duke i mbështjellë rreth kokës dhe duke i kapur me kapëse. Flini kështu dhe në mëngjes do të zgjoheni me flokë tërë- sisht të drejta.

4. CILINDRAT Edhe pse ju duket e çuditshme, cilindrat mund të jenë preparat i mrekullueshëm për drejtimin e flokëve. Lani flokët si rëndom dhe thani mirë. Më pas, në cilindra mbështillni flokët, tufë pas tufe. Përkujdesuni që cilindrat të jenë të gjerë, meqë efekti në këtë rast është shumë më i mirë. Përkujdesuni që, gjatë tërë kësaj kohe, flokët t'i keni të lagëta. Në çdo tufë flokësh, derisa ende është e mbështjellë për cilindri, qitni shkumë flokësh. Mbani cilindrat në flokë derisa të teren ato. Në fund, hiqni cilindrat dhe fërkoni mirë flokët.

(Kosova Sot)