Trendët vjeshtorë për grimin e syve

  • 27 October 2016 - 20:55
Trendët vjeshtorë për grimin e syve

Grimi i syve përbën njërën prej pjesës më të rëndësishme të grimit tuaj, andaj, si i tillë, kërkon më shumë vëmendje. E, për ta përshtatur dukjen tuaj me stinën në të cilën tashmë jemi futur, është e rëndësishme t'i mësoni trendët më të përshtatshëm, për grimin e syve tuaj , transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

1. 'EYELINER'-I GRAFIK

'Eyeliner'-i grafik është parë në shumë revy të modës para kësaj vjeshte, megjithatë është e vështirë të aplikohet në përditshmëri, andaj, për t'ju ndihmuar në këtë proces ua kemi sjellë një tjetër trend: grimi i syve sikur të maces me 'eyeliner' grafik. Dukjes suaj mund t'i shtoni edhe më shumë dramë duke aplikuar 'eyeliner' me ngjyra të ndezura. E, një grim të tillë syve është e rëndësishme ta kombinoni me buzëkuq ngjyrë bezhe. 

Image

2. GRIMI SHUMËNGJYRËSH ME SHKËLQIM

Kombinimi i ngjyrave të ndryshme të grimit të syve si dhe shkëlqyesit krijon një dukje ekstravagante, që, megjithatë, pak femra guxojnë ta provojnë. Gjithsesi, grimi në këtë fotografi është aplikuar me qëllim të realizimit të fotografisë për 'Instagram', e, për përdorim ditor, mund të përdorni më pak ngjyra dhe më pak shkëlqyes. 

Image

3. 'LOTËT' ME SHKËLQIM

Stili i grimit të syve, të cilin ua paraqitëm më lart, përdor grim të syve me ngjyra të ndryshme duke krijuar një dukje mbresëlënëse në kapakët tuaj të syve. Megjithatë, një tjetër trend që ka filluar të shihet së fundmi sa i përket grimit të syve është ai i 'lotëve' me shkëlqim. E tëra që duhet të bëni është të përdorni shkëlqyes dhe të krijoni forma të lotëve në pjesën e lëkurës nën sytë tuaj. 

Image

4. NGJYRA KAFE PËR GRIMIN 'SMOKEY'

Ngjyra e kaftë, e kuqe dhe e portokalltë, padyshim, janë ngjyrat më të përshtatshme për stinën e vjeshtës. Andaj, në asnjë mënyrë nuk guxoni t'i përjashtoni këto ngjyra nga rutina juaj e grimit të syve. E tëra që duhet të bëni është ta aplikoni hijezuesin e syve me ngjyrë kafe ose ngjyrë portokalli të mbylltë, ndërsa, në skajin e jashtëm të syve të aplikoni 'eyeliner' me ngjyrë të zezë. 

Image

5. 'LINER'-I ME NGJYRA TË NDEZURA

Një tjetër dukje vjeshtore është përdorimi i 'liner'-it me ngjyra të ndezura në linjën e qerpikëve tuaj. Kjo, natyrisht, mund t'ju duket një dukje verore, andaj edhe funksionon për mrekulli në vjeshtë për të gjitha femrat të cilat e kanë të vështirë t'ia thonë lamtumirën verës. Ngjyrat e 'liner'-it që mund t'i përdorni për ta krijuar këtë dukje janë: e verdha, e kaltra, e gjelbra dhe ngjyra vjollcë. 

Image

6. SYTË QË SHKËLQEJNË

Për femrat, të cilat kanë lëkurë më të thatë, shkëlqyesi i syve është një trend që doemos duhet provuar gjatë kësaj vjeshte. Megjithatë, nëse lëkura juaj është më e yndyrshme, atëherë iluzionin e shkëlqimit mund ta krijoni duke përdorur thjesht krem me ngjyrë bezhe në pjesën e syve. 

Image

7. GRIMI 'AKSIDENTAL'

Nëse ju ka ndodhur që të flini me grim, atëherë e dini se si duken sytë tuaj të nesërmen: një grim i shpërndarë në mënyrë kaotike që, megjithatë, duket shumë i lezetshëm. E, për befasinë tuaj, një dukje e tillë përbën njërin prej trendëve vjeshtorë në rutinën e grimit, pra, grimi i shkapërderdhur që duket sikur sapo jeni zgjuar nga gjumi, pasi që keni fjetur pa e hequr grimin. 

(Kosova Sot)