Doni të keni vithe të formësuara, të forta?

  • 28 October 2016 - 08:32
Doni të keni vithe të formësuara, të forta?

Këngëtarja Jennifer Lopez, përpos për të kënduar, ka dëshmuar se ka talent edhe për aktrim. Por, besuat apo jo, shumica e meshkujve e adhurojnë atë për një gjë tjetër - për prapanicën shumë seksi. Edhe gjatë kohës kur prapanica e madhe nuk ishte në modë, J. Lo e bartte të sajën me krenari dhe kënaqësi. Edhe pse edhe gjenet me gjasë kanë rëndësi në këtë mes, ka disa ushtrime të cilat i ndihmojnë asaj ta ketë një trofe të tillë të bukurisë. Instruktorja e fitnesit, Whitney Simmons, na tregon si të kemi prapanicën e ëndrrave. Ushtrimet, të cilat i preferon ajo, më së miri është që të bëhen në palestër, meqë përdoren peshat. Ushtrimi i parë fillon ashtu që njërën këmbë e zgjatni prapa, derisa mbi supe keni pesha të madhësisë së ndryshme. Më pas duhet të përkuleni dhe ta ngritni këmbën kah gjoksi,transmeton gazeta Kosova Sot.

Duhen bërë 4 seri me nga 10 përsëritje. Ushtrimin e dytë më së lehti është që ta bëni mbi dërrasë. Kërceni herë me njërën, e herë me këmbën tjetër, ashtu që njëra këmbë vazhdimisht gjendet mbi dërrasë. Duhet bërë 4 seri me nga 20 përsëritje. Për ushtrimin vijues ju nevojitet një aparat i veçantë në palestër, me anë të të cilit peshat do t'i "lidhni" për këmbe dhe t'i ngritni. Duhen bërë 3 seri me nga 10 përsëritje. Më pas, në të njëjtën pajisje bëhet krejt njësoj, vetëm që këmbën e qitni prapa. Duhet bërë 3 seri me 12 përsëritje. Ushtrimi vijues është i mrekullueshëm për vithe dhe kofshë. Në një dërrasë rrëshqitëse vendosni peshat, uluni përballë tyre dhe, një herë me njërën, e herën tjetër me këmbën tjetër, i shtyni peshat. Duhen bërë 4 seri me nga 8 përsëritje. Të njëjtën gjë e bëni edhe në ushtrimin vijues, përpos që të dyja këmbët do t'i vendosni mbi pesha dhe i ngritni lart ato. Duhen bërë 4 seri me nga 12 përsëritje. Ushtrimin vijues duhet bërë në pozitë të shtrirë, duke ngritur këmbën në "steper", e në ije vendosni pesha të peshës së caktuar. Ngriteni njërën, e më pas edhe këmbën tjetër, duke bërë 3 seri me nga 10 përsëritje. Nëse mundet J.Lo, pse nuk mundeni edhe ju?

(Kosova Sot)