Hiqni lodhjen nga fytyra me miell misri!

  • 01 July 2015 - 17:12
Hiqni lodhjen nga fytyra me miell misri!

Pas qëndrimit gjithëditor në zyrë dhe në ambient të mbyllur, fytyrës suaj i nevojitet një tretman intensiv në mënyrë që të kthjellet dhe të zhduken shenjat e lodhjes.  Për shërim të shpejtë, përdorni piling natyral për fytyrë. Përziejini dy lugë të miellit të misrit me të bardhët e një veze. E vendosni në fytyrë dhe  e lini të veprojë për 15 minuta. Më pas këtë maskë e shpëlani me ujë të ngrohtë, derisa fytyrës i dhuroni një masazh me lëvizje të buta dhe lëvizje në formë të rrethit. Për fund, fytyrën e pastroni me ujë të ftohtë. Një tjetër recetë që për bazë ka mjaltin dhe largon lodhjen thotë: përziejini dy lugë mjalti me pak lëng limoni dhe atë maskë e vendosni në fytyrë. E lini të veprojë për 15 minuta për ta shpëlarë fytyrën më pas me ujë të vakët.

(Kosova Sot)