Veshjet, të cilat krijojnë përshtypjen sikur keni linja të përsosura trupore

  • 01 July 2015 - 23:10
Veshjet, të cilat krijojnë përshtypjen sikur keni linja të përsosura trupore

Nëse nuk keni linja të përsosura trupore, atëherë mund t’i krijoni ato përmes veshjeve. Ekzistojnë trika të ndryshëm të veshjeve, të cilët bëjnë të dukeni sikur keni linja të përkryera trupore

1. Rripi i gjerë

Një trik shumë i thjeshtë, i cili bën që trupi juaj të duket i formësuar është përdorimi i rripit të gjerë. Rripi duhet të vendoset në bel e jo mbi vithe, si dhe është shumë e rëndësishme të përzgjidhet rripi i prodhuar nga materiali më elastik. 

2. Fustani i gjerë

Veshja e fustaneve të gjëra është një tjetër trik i rëndësishëm, nëse jeni duke kërkuar të dukeni sikur keni linja të përsosura. Fustani i gjerë mund të kombinohet me një rrip të gjerë për rezultate edhe më madhështore. Është shumë e rëndësishme që në pjesën e sipërme të vishet diçka e ngushtë. 

3. Fustani fiktiv

Kërkoni fustan të ngjashëm më atë të Kate Winslet, pasi që vetë fustani, përmes kontrastit, do të krijojë përshtypjen sikur jeni femra me trupin më të formësuar në botë. Natyrisht, fustani i saj është shumë i shtrenjtë, mirëpo në treg mund të gjenden shumë versione të lira të atij fustani. 

4. Fundet e përshtatshme

Veshja e fundeve të përshtatshme është shumë e rëndësishme, nëse mëtoni të dukeni bukur. Fund i përshtatshëm mund të konsiderohet ai fund, që është shumë elastik në pjesën e belit, pra që ngjitet me trupin, dhe i gjerë në pjesën e vitheve. 

5. Shtresimi

Nëse natyra nuk ju ka falur linja të mira trupore, atëherë ju mund t’i krijoni ato përmes metodës së shtresimit. Kjo metodë është shumë e përshtatshme, sidomos për sezonin e vjeshtës dhe dimrit, pasi që sa më shumë rroba të vishni, aq më të lehtë do ta keni përdorimin e kësaj metode. 

6. Pantallonat e gjera

Përdorimi i pantallonave të gjera është ‘ilaç’ për femrat që nuk kanë linja të bukura trupore. Meqë kemi të bëjmë me trika vizualë, është shumë e rëndësishme që pjesa e belit të jetë më e ngushtë. 

7. Veshjet e valëzuara

Veshjet e valëzuara gjithashtu janë shumë të rëndësishme, nëse jeni duke kërkuar që të dukeni sikur keni trup të bukur. Më së lehti është të gjenden fustane të valëzuara, megjithatë mund të kërkoni edhe bluza të gjata apo ndonjë veshje tjetër. E rëndësishme është që të mbulojnë të pasmet tuaja. (Kosova Sot)