Kurat natyrale për eliminimin e qeskave nën sy

  • 08 December 2016 - 21:36
Kurat natyrale për eliminimin e qeskave nën sy

Rrathët e errët në pjesën e lëkurës përreth syve prekin një numër të madh të njerëzve nëpër botë. Këta rrathë të errët, që ndryshe njihen si qeska, shkaktohen si pasojë e çrregullimit, në të cilin melanina prodhohet në sasi të tepërta. Qeskat krijohen edhe si rezultat i zgjerimit të kapilarëve nën sipërfaqen e lëkurës. Qeskat, në shumicën e rasteve, janë problem që trashëgohet, megjithatë mund të shkaktohen edhe nga mungesa e gjumit, tymosja e cigares ose ambienti i ndotur. Megjithatë, lajmi i mirë është që ekzistojnë shumë mënyra natyrale për trajtimin e qeskave nën sy,transmeton gazeta Kosova Sot.

QESKAT E ÇAJIT TË GJELBËR

Çaji i gjelbër përmban sasi të madhe të substancave antioksiduesve, që i bën zgjidhje të përkryer për reduktimin e madhësisë së qeskave në pjesën nën sytë tuaj. Për më tepër, çaji i gjelbër ndihmon edhe në zbutjen e pezmatimit. Çaji i gjelbër gjithashtu ndikon edhe në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, duke eliminuar papërsosmëritë. Përbërësit: 2 qeska të çajit të gjelbër 250 mililitra ujë i nxehtë Aplikimi: Vendosini qeskat e çajit në ujë të nxehtë dhe lërini të vlojnë për dhjetë minuta. Pastaj, vendosini në frigorifer. Pasi që të jenë ftohur, vendosini në pjesën e syve për 15 minuta. Përsëriteni procesin çdo ditë, për t'i eliminuar qeskat e syve. 

Image

LËNGU I TRËNDAFILIT

Lëngu i trëndafilit është një tonik natyral që hidraton lëkurën tuaj. E gjithë kjo ndodh gjatë kohës kur ju çliroheni edhe nga rrathët e errët, në pjesën nën sytë tuaj, që bëjnë të dukeni të lodhur. Lëngu i trëndafilit përmban antioksidues, vitamina dhe minerale. Këta komponentë fuqizojnë qelizat dhe zvogëlojnë pezmatimin, si dhe rigjenerojnë indet. Përbërësit: 6 petale trëndafili 125 mililitra ujë Aplikimi Preni petalet e trëndafilit dhe vendosini për të vluar në ujë për rreth 40 minuta. Mbajeni ujin në temperaturë të ultë dhe shtoni edhe më shumë ujë, në rast nevoje. Pas 40 minutave, largojeni ujin nga nxehësi dhe lëreni të pushojë. Aplikojeni me topth pambuku. Përsëriteni trajtimin çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje. 

Image

DOMATET

Pjesa e butë e domateve përmban një antioksidues që quhet licopen. Ky antioksidues ndihmon në eliminimin e qeskave në pjesën e lëkurës nën sy. Ai gjithashtu ndihmon edhe në reduktimin e pezmatimeve. Përbërësit: 1 domate Gjysmë luge çaji lëng i freskët limoni Pak shafran Aplikimi Copëtojeni një domate dhe përzieni me lëngun e limonit dhe shafranin deri sa ta krijoni një pastë. Shpërndajeni produktin në gjithë pjesën e lëkurës nën sy dhe lëreni për rreth 15 minuta. Pastrojeni lëkurën dhe përfundojeni me krem hidratues. Përdoreni këtë përzierje gjatë natës për ta shmangur ballafaqimin me rrezet e diellit. 

Image

GJETHET E MENTËS

Gjethet e mentës e kanë fuqinë që t'i qetësojnë sytë e lodhur. Për më tepër, mund ta eliminoni edhe nxirjen e herë- pashershme, që shfaqet në lëkurën poshtë syve. Përbërësit: 1 handful of fresh mint ¼ lemon, juiced 1 grusht mentë të freskët Gjysmë limoni të shtrydhur Aplikimi: Grimcojini imtë gjethet e mentës dhe përzieni me lëng limoni. Trajtojeni zonën e prekur të lëkurës me produktin e fituar dhe lëreni që të qëndrojë për 15 minuta. Pastrojeni me ujë të ftohtë dhe thajeni me një leckë të butë. Përsëriteni procesin çdo ditë derisa të mbërrini në rezultate të mira. 

Image

QUMËSHTI

Acidi laktik që gjendet në qumësht është një substancë që zbut dhe hidraton lëkurën. Kjo jua mundëson të keni një dukje më të freskuar. Aplikimi i qumështit në pjesën e lëkurës poshtë syve qetëson pezmatimin dhe si rrjedhojë eliminon nxirjet e lëkurës. Përbërësit: 60 mililitra qumësht 4 kube akulli Aplikimi: Zhytini kubet e akullit në qumësht. Prisni deri sa qumështi të ftohet e të ngrihet. Merrni një leckë pambuku dhe vendoseni qumështin e ngrirë mbi qeska. Shtypeni mirë derisa të ftohet qumështi. 

Image

LËNGU I ANANASIT DHE SHAFRANI

Lëngu i ananasit vepron si një agjent natyral kundër pezmatimit. Kjo nënkupton që ky lëng ndihmon në minimizimin e qeskave nën sy. Shafrani, në anën tjetër, përmban përbërësin aktiv që quhet kurkumë, që e rrit efektin si mbrojtës dhe agjent kundër pezmatimit. Përbërësit: 1 lugë çaji shafran 2 lugë gjelle lëng limoni Aplikimi: Përgatiteni një pastë të trashë me shafran dhe lëng ananasi. Aplikojeni maskën në pjesën përreth syve dhe lëreni që ta kryejë punën e vet për rreth 15 minuta. Pastrojeni dhe përsëriteni aplikimin çdo natë.  

Image

 

(Kosova Sot)