Krijoni stile të bukura flokësh, pa shpenzuar shumë kohë

  • 02 July 2015 - 16:16
Krijoni stile të bukura flokësh, pa shpenzuar shumë kohë

A ju ka ndodhur shpesh të vonoheni për ndonjë eveniment, pasi që ju është nevojitur shumë kohë për t’i rregulluar flokët, apo ju ka ndodhur që të shkoni në punë pa i rregulluar flokët, pasi që nuk keni pasur kohë? Nëse po, atëherë ndiqni këshillat e mëposhtme, të cilat do t’ju ndihmojnë të dukeni bukur brenda shumë pak minutave

1. Shamponi i thatë

Shamponi i thatë është shumë i rëndësishëm për rregullimin e shpejtë të flokëve, sidomos nëse nuk keni mundësi t’i pastroni flokët në mëngjes. Në raste të tilla, vendosni shampon të thatë në flokë dhe kështu shkoni për të fjetur, pasi që të nesërmen flokët tuaja do të jenë më të butë dhe me më shumë volum.

Image

2. Bishtkali i ngritur

Krijoni stilin bishtkali më lartë se zakonisht dhe mos harroni të vendosni dy karfice në bazën e flokëve. Do të duket sikur ju keni kaluar orë  të tëra duke u përgatitur, mirëpo, në fakt, keni shpenzuar vetëm disa sekonda.

Image

 

3. Krihni mirë fijet e flokëve!  

A jeni lodhur nga fijet e flokëve, të cilat jua prishin dukjen, për të cilën jeni munduar një kohë të gjatë? Nëse po, atëherë merrni një brushë të dhëmbëve, vendosni pak llak të flokëve në të dhe më pas krihni flokët. Gjatë asaj dite nuk do të ballafaqoheni më me të njëjtin problem.

Image

4. Karfice që ngjiten

A keni pasur ndonjëherë problem me karfice, për faktin që ato nuk qëndrojnë mirë në flokë? Nëse po, atëherë vendosni pak llak flokësh në karficë para se ta vendosni në flokë dhe ajo do të qëndrojë gjatë gjithë ditës pa lëvizur.

Image

5. Flokë të valëzuar

Nëse dëshironi t’i dredhoni flokët tuaj, mirëpo nuk keni shumë kohë, ndiqni këta hapa: Fillimisht krijoni stilin bishtkali dhe më pas ndani flokët në dy pjesë të barabarta, pasi t’i keni ndarë flokët, dredhoni secilën pjesë të stilit bishtkali para se t’i lëshoni flokët për të fituar kaçurrela mbresëlënëse.

Image

6. Bluza si peshqir

Shumica e femrave përdorin peshqir për t’i terur flokët e tyre dhe nuk janë për t’u fajësuar, ndonëse ky është një gabim i madh. Nga tash e tutje, pasi ta keni larguar ujin nga flokët tuaj, terni ato me ndonjë bluzë të vjetër, mundësisht të punuar nga pambuku, sepse pambuku është shumë më i mirë për shëndetin e flokëve, se sa peshqirët e ndryshëm. 

Image

7. Pastroni vetëm një pjesë të flokëve!

Nëse nuk jeni adhuruese e shamponëve të thatë, atëherë ndani flokët e përparme dhe pastroni vetëm atë pjesë, pa e lagur pjesën tjetër të flokëve. Pasi t’i keni pastruar, thani flokët si zakonisht dhe do të krijoni përshtypjen sikur t’i keni pastruar të gjithë flokët. 

Image

8. Flokë të valëzuar

Nëse dëshironi të fitoni flokë të valëzuar, që qëndrojnë gjatë, atëherë krijoni bishtaleca të vegjël dhe përshkoni ata me një hekur për drejtim të flokëve. Nxehtësia ndihmon në krijimin më të shpejtë të dredhave. Pasi të keni përfunduar, zgjidhni bishtalecat dhe shikoni stilin tuaj të ri.   

Image

(Kosova Sot)