Shtatë këshilla të rëndësishme për sy që shndrisin

  • 04 July 2015 - 09:04
Shtatë këshilla të rëndësishme për sy që shndrisin

Thuhet se sytë janë dritaret e shpirtit, pasi që kanë një rëndësi të madhe për mënyrën se si dukeni. Andaj, për ta arritur dukjen e syve që shndrisin është e rëndësishme t’i ndiqni këshillat e mëposhtme.

1. Ndaloni së shikuari në ekrane!

Sot jetojmë të rrethuar nga teknologjia andaj është pothuajse e pamundur që ta kalojmë një ditë pa shikuar në ekranin e televizionit, kompjuterit apo celularit. Megjithatë, kontakti i gjatë me ekranet e tilla është shumë i dëmshëm për shëndetin e syve tuaj. Andaj, është shumë e rëndësishme që, edhe nëse ju duhet patjetër të shikoni nëpër ekrane të tilla, kohë pas kohe t’i hiqni sytë duke bërë pauza.

 2. Përdorni rriska të trangullit!

Me shumë gjasë i keni parë femrat nëpër emisione televizive teksa qëndrojnë të shtrira, me tranguj të vendosur në pjesën e syve. Ndërsa sot duhet ta kuptoni që ky nuk është një budallallëk filmash po një gjë e vërtetë: trangujt ju ndihmojnë në përmirësimin e dukjes së syve tuaj. Thjesht, merrni disa copëza të trangullit dhe vendosini në pjesën nën sytë tuaj për pesëmbëdhjetë minuta, për t’i reduktuar kështu shenjat e errëta në pjesën nën sy.

3. Dredhëzat, ilaç për lëkurën e ënjtur

Dredhëzat, përveçqë kanë një shije mbresëlënëse, janë shumë të rëndësishme edhe për dukjen e syve tuaj. Konsumimi i dredhëzave bën që të bardhtë e syve të bëhen edhe më të bardhë, ndërsa, vendosja e copëzave të dredhëzave nën sy ndihmon në reduktimin e ënjtjes së asaj pjese të lëkurës.

4. Përdorni rriska patatesh!

Rriskat e patates bëjnë çudira! Patatet, jo vetëm që parandalojnë shfaqjen e shenjave të errëta nën sy, mirëpo ato ju ndihmojnë edhe në reduktimin e ënjtjes së lëkurës. E tëra që ju duhet të bëni është t’i vendosni rriskat e patateve në sytë tuaj për disa minuta, para se t’i hidhni në shportë. Gjithsesi, është e rëndësishme që t’i qëroni mirë patatet para se t’i vendosni në lëkurë.

5. Konsumoni mjaftueshëm ujë dhe lëngje

Është e rëndësishme të shikoni se çka po ‘hidhni’ në trupin tuaj. Ju, me siguri, e dini që uji është shumë i rëndësishëm për shëndetin e syve dhe lëkurës, mirëpo edhe disa lëngje janë të rëndësishme për sytë tuaj. Vitamina A dhe C janë shumë të rëndësishme, andaj, kur nuk ju pihet uji, konsumoni lëngje të frutave.

6. Shmangni kafeinën dhe alkoolin!

Ndonëse disa pije u ndihmojnë syve tuaj, disa të tjera i dëmtojnë ata. Andaj është shumë e rëndësishme të përpiqeni për të qëndruar larg kafeinës dhe alkoolit, pije këto që i dëmtojnë sytë tuaj të bukur, duke ua humbur shkëlqimin.

7. Përdorni lëngun e trëndafilit për sy më të shndritshëm!

Lëngu i trëndafilit nuk është i rëndësishëm vetëm për lëkurë dhe flokë, mirëpo edhe për sy. E tëra që duhet të bëni është ta merrni një topth pambuku, ta zhysni në lëng trëndafili dhe më pas ta vendosni në sytë tuaj të mbyllur për dhjetë minuta. (Kosova Sot)