Fshehtësitë e bërjes vetë të produkteve të bukurisë, që duhen ditur nga secila femër

  • 06 July 2015 - 12:13
Fshehtësitë e bërjes vetë të produkteve të bukurisë, që duhen ditur nga secila femër

Nëse jeni një nga ato vajzat me buxhet të ngushtë, atëherë gjithsesi do t’i pëlqeni këto fshehtësi të produkteve të bëra vetë. Po, pra, ju mund t’i krijoni vetë prodhimet e bukurisë, dhe nuk e kemi fjalën për prodhime të dorës së dytë, por prodhime që secilin mashkull do ta lënë gojëhapur.

Bëjeni vetë shkëlqimin për buzë!

Një nga prodhimet, për të cilin ndoshta askush nuk ka menduar se bëhet vetë, është shkëlqyesi për buzë. Së pari, ju nevojitet pak vaj kokosi dhe vazelinë. Kjo do të shërbejë si bazë shkëlqyese me krem. Më pas, për ta krijuar pigmentin, zgjidhni secilën hije që dëshironi, apo përzieni disa. Përziejini krejt këta përbërës së bashku dhe do të keni një shkëlqim për buzë, saqë të tjerët do të dëshirojnë ta hanë.

Bëjeni vetë lustrimin e thonjve!

Keni telashe në gjetjen e formës së duhur të lustrimit të thonjve? Këtë mund të bëni vetë, me ngjyrën e preferuar të hijeve për sy. Hijen e syve drejtpërdrejt mund ta vendosni në thonj apo në shishen e lustrimit të thonjve dhe ta përzieni.

Bëjeni vetë bronzuesin!

Kombinoni pluhurin e kakaos dhe pluhurin e foshnjave derisa ta arrini formën tuaj të preferuar. Vendoseni me një brushë të grimit, krejt normalisht si do të bënit herëve të tjera. Bukuria e pluhurit të kakaos qëndron në ngjyrën e kafenjtë, e jo si shumica e bronzuesve që e përmbajnë ngjyrën e portokalltë. Pos kësaj, ka edhe një shije dhe aromë të këndshme.

Bëjeni vetë sprejin për flokë!

Krejt çfarë keni nevojë është t’i zieni limonët e copëtuar në një tenxhere me ujë, i lini të ftohen, i largoni farat dhe i transferoni në shishen me sprej. Nëse ndonjëherë gjatë verës keni vendosur limon në flokë, për t’i ndritur ato, ju e dini se rezultati ishte i këndshëm. Pra, kjo është mënyra pse ky sprej funksionon. Mos harroni që në fund të ditës t’i pastroni flokët tuaj, pasi që limoni di të jetë një tharës i mirë.

Bëjeni vetë serumin për flokë!

Përzieni vajin e kamelies me një të dytën e  vajit të kastorit dhe ndonjë vaj tjetër esencial sipas dëshirës. Përzieni në një shishe dhe aplikojeni ngadalë.

Bëjeni vetë zbardhuesin për dhëmbë!

Nuk ka gjë më të mirë se një buzëqeshje e bardhë. Nëse keni shpenzuar shumë të holla dhe përsëri ngurroni të qeshni shkaku se dhëmbët tuaj nuk janë të bardhë, atëherë kjo është receta e duhur për ju. Kombinoni 1 lugë sodë buke dhe 3-5 lugë të hidrogjenit peroksid 3 për qind dhe 1 lugë ekstrakt mesteje. Kur të gjitha të përzihen, formohet një pastë të cilën e aplikoni njëherë në javë. Vetëm duhet të jeni të sigurt të mos e përpini përzierjen.

Bëjeni vetë kremin për largimin e njollave në faqe!

Kombinoni 2 lugë të mëdha vaj ulliri, 1 lugë mjaltë dhe 1 lugë panxhar të bluar. Përkujdesuni që të gjithë këta përbërës të përzihen dhe këtë përzierje ta vendosni në faqe. Jo vetëm se lë ngjyrë të bukur pas vetes, po gjithsesi është hidratuese.

(Kosova Sot)