Maska shtëpiake kundër shenjave të plakjes

  • 07 July 2015 - 08:44
Maska shtëpiake kundër shenjave të plakjes

Në treg ekzistojnë shumë kremra të ndryshme, por ju mund ta bëni edhe vetë një preparat shtëpiak që do ta freskojë lëkurën tuaj. Maska përgatitet lehtë dhe rezultatet do t’i vëreni menjëherë.

Përbërësit:

-1 lugë me niseshte misri

-5 lugë me lëng të freskët të karotës

-1 lugë me ajkë

Përgatitja:

E tretni niseshtenë në pak ujë dhe e qitni në një enë të vogël. Ia shtoni pak ujë të ngrohtë dhe e përzini. E qitni tenxheren në shporet dhe e përzini deri kur ta fitoni një pastë të dendur. Kur përzierja të jetë dendur, e lini që të ftohet, e më pas ia shtoni lëngun e karotës dhe ajkën.

Maskën shtëpiake e aplikoni në tërë fytyrën dhe e lini të qëndrojë gjysmë ore. Pjesën e mbetur të maskës e ruani në frigorifer. Për efekt më të mirë duhet që maskën ta përdorni për tri ditë me radhë. Kjo maskë kundër shenjave të plakjes e hidraton lëkurën dhe e bën më të fortë, më të lëmuar dhe më elastike, e gjithashtu mënjanon edhe gjurmët e lodhjes dhe rrudhat e imëta.

Si funksionon?

Niseshteja e misrit ka karakteristika të shkëlqyeshme të absorbimit dhe mbajtjes së lagështisë. Karota është e pasur me beta-karotinë dhe është burim natyral i vitaminës A, e cila ndihmon në mbajtjen e lagështisë së fytyrës. Gjithashtu, karota kontribuon në regjenerimin e qelizave të lëkurës, shëron aknen, ka karakteristika antiseptike dhe parandalon infektimet. Është  e pasur me antioksidues, që ngadalësojnë procesin e plakjes së fytyrës. Ajka përmban acide qumështi, që janë të rëndësishme për bukurinë dhe shëndetin e lëkurës. Acidi i qumështit nxit krijimin e qelizave të reja dhe redukton paraqitjen e rrudhave. 

(Kosova Sot)