Shtatë mënyrat e gabuara të krehjes së flokëve

  • 07 July 2015 - 13:19
Shtatë mënyrat e gabuara të krehjes së flokëve

Ndoshta duke pasur probleme me flokët keni përdorur shapone të ndryshme, por a keni menduar ndonjëherë se gabimin mund ta bëni teksa i krihni flokët.

Nga rrënja deri te majat

Kjo është krejt e gabuar, pasi që në këtë mënyrë tërhiqni qimen prej folikulave. Vendoseni krehrin disa centimetra larg rrënjës së flokëve, thuajse po krihni shtresë për shtresë.

Krehja e flokëve të lagura

Flokët më vështirë krihen, derisa janë të lagur. Lërini që të thahen pak e më pas filloni t’i krihni.

Brusha e sheshtë e shkurtër

Brusha e shkurtër e sheshtë dhe me ferra nuk është më e mira, nëse dëshironi t’i zgjidhni flokët. Për një krehje si kjo bëjeni me dhëmbë të rrallë të krehrit, por para krehjes vëni sprej për flokë të hollë, losion, nëse qimet i keni me trashësi të mesme dhe krem për flokë të trashë.

Krehja e tepërt

Harroni filmat klasikë, ku yjet nga Hollivudi ulen para pasqyrës dhe krehin flokët, duke numëruar deri në 100. Krehja e tepërt mund të ndikojë në thyerjen e qimes. Kushtoni më shumë kujdes cilësisë së krehjes apo krehrit.

Brusha e gabuar

Ndoshta gaboni edhe në zgjedhjen e brushës. Brushat me dhëmbë natyralë shumë më butë ndikojnë në flokë sesa krehri me dhëmbë sintetikë.      Brushat natyrale depërtojnë mirë vajin natyral në flokë.

Brushat e ndyra

Sikurse që është e nevojshme që kohë pas kohe ta pastroni brushën për grim, kështu nevojitet edhe ta pastroni brushën dhe krehrin e flokëve. Kur ta pastroni brushën, së pari largoni qimet prej saj e më pas e vendosni nën ujë të ngrohtë. Mund të provoni edhe shampon apo sapun. Kur ta keni pastruar, e lini të thahet në peshqir.

Elektriciteti statik

Përdorimi i shpeshtë i brushës mund të shkaktojë elektricitetin statik. Prandaj, paraprakisht lagni flokët pak. Ose mund të shtoni pak vaj për flokë në gishtërinj dhe me ta të kaloni nëpër flokë. (Kosova Sot)