Kremi për një ten të mrekullueshëm - receta greke e vjetër 2000 vjet!

  • 28 February 2017 - 08:18
Kremi për një ten të mrekullueshëm - receta greke e vjetër 2000 vjet!

Nuk jeni të detyruara të shpenzoni sasi marramendëse të parave, për të blerë preparate për lëkurë

Secila prej jush mund ta përgatitë një losion efikas nga përbërësit natyrorë, në bazë të recetës së vjetër greke, trasmeton gazeta Kosova Sot 

PËRBËRËSIT:

" 1 lugë mjaltë " 8 lugë dyllë të gërryer të bletës " 200 ml vaj bajamesh " Gjysmë filxhani ujë trëndafili

PROCEDURA:

Në një temperaturë të moderuar shkrijeni mjaltin, dyllin dhe vajin e bajameve. Pasi që të jenë shkrirë mirë, hiqeni këtë masë nga zjarri dhe lëreni që të ftohet, por jo tërë- sisht. Ujin e trëndafilit shtojani dyllit të nxehtë, edhe atë pikë-pikë, duke e përzier vazhdimisht.Pasi që losioni të jetë përzier mirë, qiteni në kavanoza të qelqtë, të cilët i mbyllni vetëm pasi që preparati të jetë ftohur në tërësi. Ky preparat është fantastik për kujdes ndaj lëkurës së fytyrës, por edhe metodë efikase për heqjen e grimit. 

(Kosova Sot)