Si të keni një prapanicë të përsosur për vetëm tri javë?

  • 26 March 2017 - 08:08
Si të keni një prapanicë të përsosur për vetëm tri javë?

Shtrëngimi dhe ngritja e prapanicës nuk është aspak punë e lehtë. Mirëpo, me një ushtrim kaq intensiv si ky dhe me ushqimin e duhur, brenda tri javësh prapanica juaj do të duket e përsosur, ja dhe si:

Image

MBLEDHJA E TRUPIT ME HAPA IMPULSIVË Merrni një qëndrim paksa më të gjerë dhe lëshoheni duke mbledhur trupin (A). Me këmbën e majtë bëni një hap prapa, lëshohuni sa më poshtë (B) dhe qëndroni ashtu për dy sekonda. Më pas, bëni dy ngritje të shkurta dhe dy të lëshimit. Kthehuni në pozitën fillestare dhe kështu përdorni peshat. Ky ushtrim do ta ngritë prapanicën tuaj. 

Image

NGRITJA E PRAPANICËS Shtrihuni në shpinë, këmbët i ngrini në stol (shkallë), e duart i vendosni në ijë (A). Ngrini prapanicën nga lart (B) dhe e shtrydhni dhe e mbani për dy sekonda. Ngadalë lëshoni poshtë (numëroni deri në dhjetë) dhe ndaloni në disa centimetra sipër dyshemesë. Për efekt më të mirë, ushtrimin ta bëni nën ngarkesë. Ky ushtrim do të bëjë që prapanica juaj të fitojë formë më të theksuar. 

Image

HAPI I KRYQËZUAR Merrni një qëndrim më të ngushtë të hapit, këmbën e djathtë e hidhni sipër të majtës dhe lëshohuni në hark (A). Shtyni me këmbën e majtë në mbledhje të trupit (B). Kthehuni në pozitën fillestare. Po ashtu, ushtrimin duhet ta bëni nën ngarkesë, për të pasur rezultate më të mira. Ky ushtrim do të shtrëngojë muskujt që gjenden në pjesën e poshtme të prapanicës. 

(Kosova Sot)