Shërimi i sëmundjeve të femrave në mënyrë natyrale

  • 26 March 2017 - 15:17
Shërimi i sëmundjeve të femrave në mënyrë natyrale

Nga procese të shumta të shkaktuara nga infeksionet përmes baktereve, menstruacioneve të dhimbshme, mjekësia popullore shëron gjithçka, pa përdorimin e antibiotikëve apo pa intervenime kirurgjikale. Me rëndësi është që me problemin të merremi me kohë, si dhe t'ia kushtojmë disa minuta në ditë, trasmeton gazeta Kosova Sot

SHËRIMI I PROCESEVE PEZMATUESE DHE INFEKSIONEVE

Inflamacioni i fshikëzës dhe i vezoreve duhet filluar ta shëroni menjëherë në mënyrë që të mos kalojë në sëmundje kronike.

Ekzistojnë disa ilaçe natyrale që përdoren në shërimin e saj. Zgjidhni atë që për momentin është e arritshme. • Çaj nga mëndafshi i misrit: U 0,2l ujë të vluar vendosni një lugë mëndafshi misri dhe e lini të qëndrojë për tre minuta, ashtu e pambuluar. E konsumoni të ngrohtë, nga dy gllënjka çdo dy orë. • Banjë nga hithrat: 100g hithra i vendosni në 5l ujë të ftohtë dhe i lini të qëndrojnë ashtu për 12 orë rresht, më pas t'i ngrohni pak dhe të qëndroni ulur për rreth 20 minuta. Sugjerohet që pas qëndrimit aty të mos e pastroni trupin, por të mbështilleni mirë dhe të qëndroni për një orë rresht ashtu.

SHËRIMI I CISTAVE

Për shërimin e cistave, pa intervenim kirurgjikal, sugjerohet çaji nga hithrat dhe kumaku. Katër lugë të mëdha i mbushni përplot me këtë përzierje, më pas i vendosni në 2 litra ujë dhe i lini të qëndrojnë për rreth tre minuta, për ta konsumuar më pas gjatë gjithë ditës. Çaji po ashtu mund të bëhet edhe me ndihmën e arrave të grira. Pasi të jetë imtësuar 4 lugë të supës i përzieni me katër gota ujë të vakët, e më pas i zien për 15 minuta. Konsumohet tri herë në dita me nga gjysmë gote. Po ashtu është edhe një çaj me të cilin largoni apo parandaloni infeksionet. Ky është çaji me aloe vera, të cilin paraprakisht e mbani në frigorifer për dhjetë minuta. Më pas e shtrydhni dhe e vendosni në qafën e mitrës.

(Kosova Sot)