Një preparat natyror, efikas kundër celulitit

  • 28 March 2017 - 08:24
Një preparat natyror, efikas kundër celulitit

Ngadalë është duke u afruar koha kur na duhet që të dalim në plazh. Por, si t'ia bëjmë me celulitin?,raporton Gazeta Kosova Sot

Që në fillim ju themi se nuk jeni të vetmet. Rreth 80% të femrave kanë problem me celulit, duke përfshirë edhe yjet e njohura. Në treg ka shumë preparate kundër celulitit, por nëse mund t'u besojmë dermatologëve, atëherë një recetë e thjesht, natyrore, është më efikasja. Bëhet fjalë për përzierjen e dy përbërësve, të cilët të gjithë ne i kemi në shtëpi - sodës së bukës dhe mjaltit. Përzieni një lugë sodë të bukës me 1 lugë mjaltë, shtoni pak ujë dhe lëreni që të zihet mbi shporet. Lëreni që të vlojë 2-3 minuta dhe, derisa masa është ende e nxehtë, qiteni në vendin e prekur nga celuliti, duke bërë masazh rreth 3 minuta. Më pas shpëlahuni me ujë të nxehtë, e më pas, në vendet e trupit të prekura nga celuliti, vendosni vetëm mjaltë. Bëni masazh 4-7 minuta. Sipas fjalëve të ekspertëve, por edhe të atyre që e kanë provuar këtë, kjo është mënyra më e mirë që ta hiqni qafe celulitin dhe vrimat në lëkurë, të cilët e bëjnë atë që të duket sikur lëvore e portokallit.

KËSHILLË: Nuk duhet që ta teproni me përdorimin e këtij preparati, e sidomos nuk duhet bërë presion të fortë gjatë masazhit, meqë kjo mund të shkaktojë pëlcitje të kapilarëve në vendin ku gjendej celuliti. 

(Kosova Sot)