Maska e fytyrës nga mjalti dhe jogurti

  • 23 April 2017 - 17:11
Maska e fytyrës nga mjalti dhe jogurti

Ndonëse dimri është shumë i rrezikshëm për lëkurën, kjo nuk do të thotë se ju doemos duhet të vuani nga problemet me lëkurën. Një armë e fuqishme në 'luftën' tuaj me dimrin mund të jetë edhe kjo recetë natyrale për trajtimin e lëkurës gjatë ditëve më të ftohta të vitit. Niveli i lartë i zinkut dhe acidit laktik që gjendet në jogurt, ndikon në mbrojtjen e lëkurës nga faktorët e ambientit. Për më tepër, kjo maskë ju ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe me trajtimin e poreve të zgjeruara. Me pak fjalë kjo maskë e fytyrës ua shton shkëlqimin e lëkurës, në ditët më të vështira për të. Në anën tjetër, mjalti parandalon infektimet patogjene si dhe ndikon në balancimin e nivelit të pH-së. Andaj, pse mos ta provoni këtë maskë natyrale, për trajtimin e lëkurës gjatë stinës më të ftohtë të vitit, trasmeton gazeta Kosova Sot

PËRBËRËSIT: Një lugë gjelle mjaltë Dy lugë gjelle jogurt natyral

UDHËZIMET: Përzieni të dy përbërësit pastaj bëjini masazh fytyrës Lërini përbërësit që ta kryejnë punën e tyre për njëzet minuta Pastrojeni fytyrës siç do të kishit bërë normalisht.

(Kosova Sot)