Ushqimet, që duhet t'i hani për moshën që keni, që të keni lëkurë të re dhe të shëndetshme

  • 24 April 2017 - 14:27
Ushqimet, që duhet t'i hani për moshën që keni, që të keni lëkurë të re dhe të shëndetshme

Të gjithë e dimë se perimet me gjethe të gjelbër janë të shëndetshme, dhe se zamrat e ëmbëltuara janë të dëmshme, por a e keni ditur se ekzistojnë ushqime të caktuara që duhet t'i hani më shumë, varësisht nga mosha? Hani ushqimet e caktuara në moshë të caktuar, për të pasur lëkurë më të bukur

NË TË 20-AT

Në të njëzetat kemi masë optimale muskulore dhe elasticiteti dhe kolagjeni janë në pikën më të lartë, duke e mbajtur lëkurën të fortë dhe duke siguruar funksionime si duhet të muskujve. Ushqimet e dëmshme, shprehitë si alkooli sjellin stres dhe mund të ngarkojnë trupin me ushqime të dëmshme. Hani: Për t'i siguruar se po merrni nutrientet e duhura, hani proteina të cilësisë së lartë prej peshkut, pulës, drithërave për të përmirësuar tretjen. Perimet me gjethe të gjelbër dhe frutat ju furnizojnë me antioksidues. 

Image

NË TË 30-AT

Sasia e qelizave të reja që prodhohen në këtë moshë ngadalëson edhe prodhimin e kolagjenit, që do të thotë se lëkura hollohet ngadalë dhe fillon të humbasë elasticitetin, edhe muskujt fillojnë të humbin dendësinë. Prodhimi i sebumuit, që shkakton tharjen e lëkurës dhe më shumë është prirë për inflamacione, dhe metabolizmi ngadalësohet dhe mund të shtoni në peshë. Hani: Fruta të pasur me antioksidues dhe perime, që e ushqejnë lëkurën, si dhe ushqime të pasura me vitamina C, si agrume, perime me gjethe të errët të gjelbër, speca, që ndikojnë në prodhimin e elasticitetit dhe elasticitetin. 

Image

NË TË 40-AT

Prodhimi i kolagjenit fillon të ngadalësohet dhe bie elasticiteti i lëkurës. Sistemi limfatik humb efikasitetin, duke e bërë më të vështirë hedhjen e helmeve jashtë dhe duke shkaktuar fryrje. Efektet e dëmeve të shkaktuara nga dielli mund të shfaqen në pjesë të lëkurës. Hani: Perime të freskëta të pasura me antioksidues për të detoksuar dhe hidratuar. Aminoacidet nga peshku i yndyrshëm, arrat dhe farat e hidratojnë trupin. Hani po ashtu lente, bizele dhe fara të lirit për të ekuilibruar hormonet. 

Image

NË TË 50-AT

Njollat e plakjes mund të shfaqen në trup, në veçanti në bërrylat e dorës. Qelizat e lëkurës për 30 për qind më pak kanë lagështi, lëkura është më e thatë, më e hollë dhe me njolla. Hani: Proteina të shëndetshme dhe fruta me lëkurë të ndritshme dhe perime për të ekuilibruar nivelin e sheqerit në gjak dhe hormonet. Në veçanti, perime të verdha të pasura me betakarotinë dhe perime të kuqe që po ashtu përkrahin rritjen e qelizave të reja të lëkurës. 

Image

NË TË 60-AT

Në këtë moshë, lëkura vazhdon ta humbasë elasticitetin dhe bëhet më e lëshuar përreth duarve dhe në majë të ijëve, derisa masa e përgjithshme e muskujve dobësohet. Qarkullimi i gjakut ngadalëson, që do të thotë se lëkura e humb edhe shkëlqimin. Hani: Vazhdoni të hani proteina të shëndetshme dhe përfshini ushqime të pasura me vitamina D, vezë dhe peshk të yndyrshëm. Frutat e freskët dhe perimet sigurojnë antioksidues, që janë të rëndësishme për shëndetin e trupit. 

Image