Forma e buzëve tregon nëse jeni lidere, 'mbretëreshë e dramës'...

  • 26 April 2017 - 14:41
Forma e buzëve tregon nëse jeni lidere, 'mbretëreshë e dramës'...

Kur ta shikoni dikë, mos i kushtoni vëmendje vetëm qëndrimit, atë që e thotë apo çfarë ka veshur -shikojani formën e buzëve dhe flasin shumë për karakterin e personit. 

BUZË TË MËDHA TË PLOTA

Femrat që kanë një formë të tillë të buzëve janë lindur për t'u brengosur për të tjerët. Kanë instinkt të fortë amësor dhe dëshirën për t'i mbrojtur të tjerët. Në situata stresuese së pari mendojnë për të tjerët e më pas për veten e tyre. Zakonisht janë prind të mirë. 

Image

BUZA E SIPËRME MË E MADHE SE E POSHTMJA

Femrat me buzë të tilla janë "mbretëresha të dramës". Janë shumë emocionuese, karizmatike, pëlqejnë jetën dhe tërheqjen e vëmendjes te vetja. Kanë mendime të larta për veten e tyre dhe shpesh janë tërheqëse për të tjerët. Dinë të janë shumë interesante dhe kanë sens të fortë të humorit. Thjesht pëlqejnë jenë në qendër të vëmendjes. 

Image

BUZA E POSHTME MË E MADHE SE E SIPËRMJA

Këto femra nuk kanë lindur për punë në zyrë. Vetëm mendimi se duhet të rrinë brenda ulur në karrige për disa orë është e tmerrshme dhe shumë interesante. Njerëzit me buzë të tilla dinë si të argëtohen në jetë. Me rëndësi është mënyra energjike e jetës, njohjet e reja, vendet e reja që dëshirojnë t'i shikojnë përvojat e reja. Janë kureshtare dhe të hapura për gjëra të reja. Motivojnë të tjerët për t'ju bashkangjitur n aventurë. 

Image

BUZËT E ZAKONSHME

Këtu kemi të bëjmë me njerëz të ekuilibruar që me mendje të shëndoshë zgjedhin detyrat e paraqitura para tyre. Forca e tyre qëndron në aftësinë e dëgjimit të tjerëve. Mendimet dhe kritikat e të tjerëve i respektojnë. Është lehtë t'i zemëroni. Por, pa marrë parasysh se çfarë përshtypje lënë, pëlqejnë të qeshin dhe të bëjnë shaka. Për ta gota përgjysmë është gjithmonë e mbushur.

 

Image

 

BUZËT E VOGLA TË FRYRA

Buzët e tilla zbulojnë njerëzit që janë të prirë për koketime dhe ligësi. Prioriteti i tyre kryesor në jetë është që të ndihen mirë. E dinë që nëse vetë nuk kujdesen për veten e tyre, askush nuk do ta bëjë. Edhe pse në shikim të parë janë vetjakë, ata nuk janë. Ata janë të ndjeshëm dhe miq të përkushtuar, si ndihmojnë kur t'u kërkohet kjo. Kurrë nuk i vënë interesat e veta para të tjerëve, por nuk lejojnë as dikush t'i dëmtojë.

Image

BUZË TË HOLLA

Njerëzit me buzë të holla shpesh janë vetjakë, sepse thjesht u pëlqen ashtu. Kanë shumë vetëbesim dhe mund të merren e problemet e llojllojshme. Nuk kanë nevojë për shoqëri kur shkojnë në muze apo në kinema, apo edhe në pushime në vendet e largëta të botës. Por, edhe pse janë vetjakë, kënaqen kur në shtëpi kanë grup të madh njerëzish në shtëpi. Me ta lehtë gjeni gjuhë të përbashkët dhe vlerësojnë atë që e bëjnë të tjerët. 

Image

BUZA E SIPËRME SHUMË E HOLLË

Njerëzit me buzë të tilla posedojnë cilësi të pakrahasueshme të liderit. Thuajse nëpër venat e gjakut u depërton zjarri. Janë të shkëlqyeshëm për të bindur të tjerët dhe dinë si t'i pushtojnë të tjerët. Ata veprojnë thuajse energjia e jetës rrjedh prej tyre. Suksesi në jetën e tyre pothuajse është i sigurt, pa marrë parasysh se çfarë ndodh. Por, në jetë, në dashuri, jo gjithçka është si përrallë. Vështirë lidhen në dashuri, sepse udhëhiqen nga motoja "Më mirë të jesh dikush, sesa me dikë".

Image