Doni të dukeni si Kendall Jenner? Ndiqni pranvera që tashmë ka arritur është stina e këshillat e trajnerit të saj personal

  • 28 April 2017 - 08:40
Doni të dukeni si Kendall Jenner? Ndiqni pranvera që tashmë ka arritur është stina e këshillat e trajnerit të saj personal

Duke hijeshuar pistat për "Balmain", "Michael Kors" dhe "Chanel" te "Paris Fashion Week", Kendall Jenner është femra e moemntit. Natyrisht, supermodelja e brendit "Victoria's Secret" është në top formë. Javën e fundit ishte parë teksa theksonte linjat e saj të famshme në një ndejë te "Winter Bumbleland". Por, bukuroshja punon shumë për linjat e saj, derisa thotë se nganjëherë ushtron dy herë në ditë. Por, si vepron Kendall, rrëfen trajneri personal Gunnar Peterson,transmeton gazeta Kosova SOt. SI DUHET T'I PLANIFIKONI USHTRIMET? Përpiloni listën një natë më parë, ju duhen dhjetë minuta. Mbani shënime në aplikacionin tuaj. "Unë dhe miku im, Brad, i dërgojmë video njëri-tjetrit në "Instagram", që është e mirë. Është e njëjta arsye përse nxjerrë rrobat natën për ditën e ardhshme. Zgjohem në 3.45 në mëngjes, nuk dua të rri, duke shikuar dollapin. Dua të jam në gjendje t'i ekzekutoj". CILAT NORMA TË USHTRIMEVE KARDIO SUGJEROHEN? Dëgjojeni trupin, shikoni çfarë ju bën të ndiheni më mirë. Dhe nëse ndiheni më mirë, por nuk shikoni rezultatet, ndryshojeni. "Do t'ju rekomandoja një kombinim të lëvizjeve për forcimin e nyjave dhe disa lëvizje të intervaleve me disa lëvizje të intensitetit të lartë. Kjo është forca që lëviz zemrën. Pastaj vazhdoni me një vrapim të shpejtë prej 60 sekondave, ngitni biçikletën ose vraponi në shirit", tregon ai. CILA ËSHTË MËNYRA MË E MIRË PËR TË QËNDRUAR TË MOTIVUAR? Kërkoni për stilin e jetës që dëshironi. Nëse vendosni të shkoni në plazh, në Majorka, Ibiza apo diku tjetër, ju e dini se si duhet të dukeni atje. "E dini se çfarë do të veshin miqtë tuaj, nëse nuk jeni të lumtur, ja një motivim. Dilni dhe lozni me fëmijët, kur t'i dërgoni fëmijët në një ndeshje futbolli, a dëshironi që me një maskë në hundë t'i shikoni, apo të vazhdoni dhe të luani bashkë me ta, këshillon trajneri. 

(Kosova Sot)