< Si ta përzgjidhni maskarën e përsosur? - Femra - Kosova Sot
Si ta pėrzgjidhni maskarėn e pėrsosur?

Si ta pėrzgjidhni maskarėn e pėrsosur?

Sa herë keni blerë maskarë, të cilën e keni parë në reklamë, sepse jeni të bindur se është e përsosura për qerpikët tuaj. Edhe pse në treg ekziston një numër i madh i maskarave, menjëherë bindeni se nuk është e duhura për ju. Ja disa këshilla si ta zgjidhni maskarën e duhur për qerpikët tuaj

MASKARË PËR ZGJATJEN E QERPIKËVE

Maskara me formulë për zgjatjen e qerpikëve është opsion ideal për personat, që kanë qerpikë të shkurtër. Në fakt, jo të gjithëve u nevojitet zgjatje dhe volum. Në shumë raste, masakara për volum mund të theksojë se sa të shkurtër i keni qerpikët. Kur të blini maskarë për zgjatjen e qerpikëve, blini ato që kanë dhëmbë më të rrallë dhe më të shkurtër në brushë. 

Image

MASKARË PËR VOLUM NË QERPIKË

Nëse dëshironi qe qerpikët e rrallë ta kenë gjithë volumin e dëshiruar, kërkoni maskarë që ka brushë më të thellë, me dhëmbë më të shpeshtë dhe më të thellë. Megjithëse maskara për arritje të qerpikëve me volum ka formulë ndryshe, ekziston mundësia e madhe e krijimit të gungave. Kështu që para se ta aplikoni, fshini tepricën në majën e shishes. 

Image

MASKARË REZISTENTE NË UJË

Kjo maskarë sidomos është e hatashme për ata njerëz, që djersiten shumë, të cilët kanë edhe probleme me sytë që ju pikojnë lot, si dhe për ato femra që edhe kur janë në ujë nuk duan të heqin grimin. Por, atë lloj të maskarës duhet ta aplikoni në sasi më të vogël, sepse mund ta irritojë mukozën e syve, sidomos atyre syve që janë të ndjeshëm. Po ashtu, maskarën rezistente është e vështirë ta pastroni nga qerpikët, kështu që gjithsesi duhet të përdorni preparate për heqjen e grimit rezistent në ujë. 

Image

MASKARË PËR ZGJATJE DHE VOLUM

Kjo është një nga ato llojet e maskarës, për të cilën përcaktohen shumica e femrave, sepse ofrojnë edhe gjatësi dhe volum për qerpikët, që në fakt është një kombinim fitues. Por, kur në pyetje është një përzgjedhje e masakrës së tillë, dallimet më të mëdha janë në brushë. Nëse dëshironi që maskara të japë efektin e dredhjes, aty përdorni brushë për dredhje. Nëse dëshironi efektin e qerpikëve falso, përdorni brushë që ka formë të konit. 

Image

 

6 orë e 4 minuta më parë