Si ta hiqni qafe celulitin në mënyrë krejt natyrale?

  • 29 May 2017 - 15:39
Si ta hiqni qafe celulitin në mënyrë krejt natyrale?

Shumë femra, e po ashtu edhe disa meshkuj, vuajnë nga ky çrregullim i lëkurës, i quajtur celulit. Celulitin mund ta kuptoni si qeliza yndyrore, që grumbullohen nën lëkurë. Më shumë i hasim në abdomen, mollaqe, ijë dhe kofshë. Para se të përcaktoheni për përbërës të shtrenjtë, ju sjellim disa metoda krejt natyrale, trasmeton gazeta Kosova Sot

PËRGATITENI PASTRUESIN ME KAFE

Kafeja është një nga ilaçet natyrale kundër celulitit. Ndikon mirë në heqjen e qelizave të vdekura nga lëkura, duke i ofruar lëkurës qeliza të reja dhe shkëlqim Përbërësit: Kokrra të kafesë - ¼ e gotës Sheqer - 3 lugë Vaj kokosi ose të ullirit 2-3 lugë Përgatitja: Merrni një enë të pastër dhe kombinoni kokrrat e kafesë, sheqerin dhe vajin të cilin keni vendosur ta përdorini. Shkrini vajin e kokosit para se ta përzieni me përbërësit e tjerë. Tani me këtë pastë bëni masazh hapësirave, ku keni celulit për disa minuta rresht. Masazhi le të jetë i butë. Përsëriteni 2-3 herë në javë. 

Image

 

UTHULLA E MOLLËS HEQ CELULITIN

Uthulla e mollës, e mbushur me minerale të ndryshme përfshirë kalium, magnez dhe kalcium, mund t'ju ndihmojë të hiqni lëvoren e portokallit nga trupi, apo celulitin. Kjo, sepse mineralet në uthullën e mollës ndihmojnë në detoksimin e trupit dhe heqin helmet. Po ashtu ndihmojnë në parandalimin e mbajtjes së lëngjeve tepricë në trup përreth ijëve dhe në stomak, hapësira ku zakonisht ka celulit. Merrni një pjesë uthull të mollës dhe dy pjesë ujë dhe i përzieni bashkë. Shtoni pak mjaltë. Tani këtë përzierje e aplikoni në hapësirën ku keni celulit dhe e fërkoni për disa minuta. Më pas e lini për një orë e gjysmë të veprojë, pastaj e pastroni me ujë të ngrohtë. Përsëriteni dy herë në ditë për të pasur rezultate të menjëhershme dhe të dukshme.

Image

 

DOMATET KUNDËR CELULITIT

Ndoshta nuk keni menduar se derisa kënaqeni me ushqimin e shpejtë, ushqimet e yndyrshme, se konsumoni kemikate, pesticide, që mbusheni sistemin tuja me helme. Helmet e tilla ruhen në formë të yndyrave që dërgojnë në formimin e celulitit. Domatet janë burim i pasur me likopen, komponent që parandalon dëmtimin e kolagjenit në lëkurë dhe e ruan nga akumulimi i yndyrave helmuese Përbërësit: Domate 2-3 Lëng i freskët limeje 1-2 lugë Përgatitja: Shtypni domatet në një pastë. Përzieni edhe lëngun e lëmesë në pastën e domates. Bëni masazh hapësirave të prekura nga celuliti me pastën me domate për 10-15 minuta. E shpëlani me ujë më pas. Përsëriteni çdo ditë. 

Image

PROVONI PASTRIMIN E THATË KUNDËR CELULITIT

Pastrimi i thatë i celulitit është një nga mënyrat e dëshmuara. Me fërkimin me brushë në lëkurë të thatë, ndihmoni në shtrëngimin e epidermës dhe hiqni materialet helmuese, që e shkaktojnë celulitin. Po ashtu, kjo ka efekt pastrues te qelizat e vdekura, stimuloni qarkullimin më të mirë të gjakut dhe lëkurës i jepni një shkëlqim rrezatues. Zgjidheni brushën e duhur për pastrim të thatë Merrni brushën cilësore, fijet e së cilës janë të krijuara me materiale natyrore Këto fije të brushës duhet të janë të buta, jo shumë të forta, sepse nuk do të keni efektin e dëshiruar Një brushë si kjo bën mirë t'ju përshtatet mirë në dorë, në mënyrë që të prekni dhe t'u bëni masazh vendeve të caktuara Brushën përdoreni pak kohë para se të bëni dush, derisa turpi të jetë i thatë Bëjeni për çdo ditë, madje dy herë në ditë Bëni dush menjëherë pas tretmanit për 5-10 minuta. 

Image

 

 

(Kosova Sot)