Këtë verë kujdesuni me sodë të bukës dhe parandaloni plakjen e hershme
Ndoshta nuk e keni ditur se soda e bukës është aleat i shkëlqyeshëm për shumë raste. Nëse zëvendësoni sodën e bukës me preparatet e shtrenjta, që i blini, jo vetëm se do të ulni shpenzimet, por do të keni lëkurë më të shëndetshme, pa kemikate
Deodorant natyral
Soda është armik i baktereve dhe aromave të pakëndshme dhe mund ta përdorni si deodorant. Në një enë hidhni 3 lugë sodë të bukës dhe shtoni disa pika vaj të livandës apo të ndonjë vajit tjetër eterik, që e pëlqeni. Përzieni mirë, e më pas me aplikues për pudër e vini nën sqetull - dhe aroma e keqe zhduket.
Banjë për lëkurë të butë
Në vaskën e ngrohtë hidhni një kupë sodë të bukës dhe për pak kohë kënaquni në ndjenjën e këndshme të lëkurës. Do ta dalloni shpejt se si lëkura po bëhet më e butë dhe më e bukur.
Përzierja për lëkurë të bukur dhe të butë të fytyrës
Përzieni 1 lugë sodë të bukës me 2-3 lugë ujë. Me këtë përzierje, me lëvizje të buta dhe qarkore lyeni fytyrën për 1 minutë. Për lëkurë të butë të fytyrës, tretmanin aplikojeni 2 herë në javë.
Armik kundër akneve dhe puçrrave
Përgatitni përzierje nga 1 lugë sodë të bukës dhe 1 lugë mjaltë. Lyeni fytyrën ku keni akne, me butësi i bëni masazh dhe e lini të veprojë për 10- 15 minuta. Në fund fytyrën e lani me ujë. Soda e bukës nga lëkura nxjerr papastërtitë dhe heq mitesteret.
Për aromë të freskët nga goja dhe dhëmbë të bardhë
Në vend të ujërave të blera për shpëlarjen e sipërfaqes së gojës mund të përdorni sodën e bukur dhe vajin e mentës. Në 2 dcl ujë përzieni 1 lugë të vogël të sodës së bukës me disa pika vaj mente ose eukalipti. Përdorni këtë përzierje 1-2 herë në ditë për freskinë e aromës. Pos kësaj, soda e bukës zbardh dhëmbët dhe heq njollat. Përgatitni një përzierje me dredhëza, lëng limoni dhe pak sodë të bukës dhe pastroni dhëmbët.
Për thonj të bukur
A janë zverdhur thonjtë tuaj dhe sipër tyre dalloni njolla? Ekziston zgjidhje edhe për këtë. Në një enë përzieni 1 lugë hidrogjen peroksid dhe 2 lugë sodë të bukës. Me shkopin e veshit e aplikoni në thonj, e lini të veprojë për 3 minuta, më pas i shpëlani.
Banjë relaksuese për shputa
Në ujë të ngrohtë shtoni 2-3 lugë sodë të bukës dhe disa pika të vajit të preferuar eterik. Në këtë banjë mbani këmbët për 20-30 minuta. Pas kësaj do të ndieni se turpi juaj është i relaksuar.
(Kosova Sot)